21:41
Prekëse/ Ishte vendosur në karantinë 13 ditë pas lindjes, nëna ribashkohet me foshnjën e saj
Një foshnjë, e cila ishte vendosur në karantinë vetëm 13 ditë pas lindjes, është ribashkuar me nënën e saj. Nëna e vogëlushes, e cila ishte e dyshuar si mbartëse e COVID-19, e lindi foshnjën teksa ishte në karantinë në një qytet kinez muajin që lamë pas, shkruajnë mediat e huaja. E porsalindura u dërgua menjëherë në spital, për shkak të gjendjes së nënës së saj, por pas testeve të njëpasnjëshme rezultoi se nëna e vogëlushes nuk ishte mbartëse e virusit famëkeq.