Kanë kaluar disa muaj që Komuna e Podujevës dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut kanë mbetur pa kryetar, kjo për shkak se kryetarët e këtyre komunave u zgjodhën ministra, njëri në Qeverinë Kurti dhe tjetri në Qeverinë Hoti.

E para e cila mbeti pa kryetar ishte komuna e Podujevës më 3 shkurt, kur Agim Veliu dha dorëheqje nga pozita e kryetarit për të zënë vend në Qeverinë Kurti, ku u emërua ministër i Punëve të Brendshme.

Edhe pse u zgjodh si ministër, Veliu u shkarkua në atë kohë nga ish-kryeministri, Albin Kurti, i cili sërish u rikthye në krye të MPB-së, në Qeverinë e re, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kompetencat e kryetarit të Komunës së Podujevës i kanë kaluar nënkryetarit Nexhmi Rudari, tani e shtatë muaj.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj komune, ishin planifikuar nga presidenti Hashim Thaçi të mbahen më datën 15 mars, por që për shkak të pandemisë Covid-19, sërish presidenti i vendit kishte vendosur që të shtyhet mbajtja e tyre.

Ndërsa, Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re e Kosovës, e ku pjesë e saj ishte edhe Lista Serbe.
Në Qeverinë Hoti, Goran Rakiqi mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.
Ndërkaq, Rakiq ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut për dy mandate.

Ndërsa nga presidenca nuk ka akoma ndonjë vendim të radhës për mbajtjen e zgjedhjeve në këto dy komuna.

Top Channel