Punëtori ra nga skela dhe ndërroi jetë/ Procedohet administratori i firmës në Fushë-Krujë, arrestohet pronari i shtëpisë

08/09/2020 09:30

Policia e Krujës ka arrestuar shtetasin L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Policia njofton se procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ku ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme.

Top Channel