Ndotja e ajrit/ Efektet pozitive nga izolimi mbaruan

08/09/2020 01:35

Karantina ka patur pasoja shumë pozitive tek ambjenti. Mes shkurtit dhe marsit, sasia e dioksidit të azotit, nje prej gazrave kryesorë ndotës, ishte reduktuar shumë në të gjithë botën.

Në Jalandhar, qytet shumë i banuar në Indi, psh, në pranverë, u bë i dukshëm zinxhiri i Himalajave, nga 160 km distancë. Një panoramë kjo e fshehur për dekada të tëra.

Por, ashtu siç druhej, efektet pozitive si pasojë e izolimit nuk kanë zgjatur shumë. Pasi aktivitetet prodhuese kanë rifilluar, njerëzit kanë nisur të lëvizin në qytete, shpesh duke përdorur automjetet në vend të mjeteve publike. Si pasojë, trafiku është kthyer pak a shumë siç ishte para karantinës.

Qëndra për kërkime mbi energjinë dhe ajrin e pastër, pa analizuar praninë e dioksidit të azotit në ajër në 12 qytete të mëdha, mes të cilëve Roma, Parisi, Nju Delhi dhe Londra. Dhe është vënë re një prani e konsiderueshme e gazrave ndotës në ajër. 10 ditë pas fillimit të izolimit, niveli i dioksidit të azotit kishte rënë më 27 për qind krahasuar me mesataren në të njëjtën periudhë mes 2017 dhe 2019. Pas muajit prill, ndërkohë, niveli është rikthyer në rritje dhe në gusht ishte në thuajse të njëjtat nivele me shkurtin.

Top Channel