E mërkurë, 18 Mars 2020
13:30
​Kosovë/ Nita Shala emërohet zëvendësministre e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Nita Shala zëvendësministre të Drejtësisë.

13:26
Apeli i mjekut: Na ndihmoni, kufizoni lëvizjet që ne të bëjmë maksimumin për të shpëtuar jetët tuaja

Në një postim në Facebook, Ministrja Manastirliu ka përcjellë mesazhin e sotëm të prof. Tritan Kalos nga spitali Infektiv në Tiranë. ai bën thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre në mënyrë që të mos përhapin akoma më shumë CoVid-19.

13:26
“Lufta” me koronavirus/ Szczęsny vjen me një mesazh prekës për Italinë

Mesazh prekës dhe shpresëdhënës në Instagram i portierit polka të Juventusit, Wojciech Szczesny, në këto momente të vështira që po kalon Italia për shkak të përhapjes së Coromavirusit.

13:20
“Me temperaturë 40, e ndamë mendjen se kishim koronavirus”, Rudina dhe Marku rrëfejnë momentet e frikshme në “Shqipëria Live”

Aktorja Rudina Dembacaj dhe bashkëshorti i saj  ish-deputeti Mark Frroku janë dy nga shumë personat që kanë kaluar simptoma shumë të ngjashme me koroanvirusin, megjithëse ende nuk e dinë nëse kanë qenë të prekur nga CoVid-19.

13:16
“Këmbët m’u paralizuan”/ Rudina: Dyshojmë ende për koronavirus, Marku takoi në varrim pacientin zero

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, aktorja e humorit, Rudina Dembacaj rrëfeu se së bashku me partnerin e saj, Mark Frrokun druhen se mund ta kenë kaluar, ose mund të jenë ende me koronavirus, nisur nga fakti që Frroku ka takuar në një ceremoni mortore një nga pacientët zero, saktësisht i ka dhënë dorën.

13:15
Emergjenca Covid-19/ Ministria e Jashtme: Anuloni fluturimet, ja ku të drejtoheni

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

13:08
Masat për Covid-19/ Lajm i mirë për shqiptarët në Itali dhe Republikën Çeke: Askush nuk do ndëshkohet

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon lidhur me afatin e qëndrimit të shtetasve shqiptarë në Itali dhe në Republikën Çeke.

13:01
​Ambasada Amerikane i bën thirrje Kurtit të heqë menjëherë taksën

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sot ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të heqë taksën ndaj produkteve serbe.

12:51
Përhapi panik për CoVid-19, Kryeministri Kurti shkarkon ministrin Veliu

Mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, për televizionin Klan Kosova, u deklarua kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. 

12:45
Mësuesi grek në Korçë doli me koronavirus, Drejtoria e Shëndetësisë: Ka filluar hetimi epidemiologjik

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë në Korçë, Mikel Llogori bëri me dijeni se në lidhje me situatën në qytetin e Korçës sa i takon Covid-19, ajo është e qetë dhe se nuk ka asnjë rast të rezultuar pozitiv.

12:42
Vjedhje dhe dhunë në familje arrestohen dy të rinjtë në Vlorë e Sarandë

Sarandë-  Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për shkak se kanë vjedhur një varkë plastike.

12:41
Vetizolohet kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vetizoluar, pasi ditë më parë ka qenë në një ambient ku ndodhej edhe një person, që më pas ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.

12:33
Gjermania kthen “të vetët”, 50 milionë euro për mijëra turistë

Gjermania ka nisur të kthejë mbrapsht dhjetëra mijëra shtetas të saj të bllokuar jashtë kufijve për shkak të pandemisë së koronavirusit.

12:25
Ndalim qarkullimi në vend/ 44-vjeçari nuk i bindet urdhrit, i dehur godet makinën e policisë

Vijojnë thyerjet e rregullave të ndalim qarkullimit në vend. Në qytetin e Beratit është vënë nën pranga një 44-vjeçar, o cili ka kundërshtuar urdhrat për të ndaluar dhe ka goditur makinën e punonjësve të policisë, duke rrezikuar jetën e tyre.

12:22
“Kam pasur temperaturë…vajzën e vogël e kam në shtëpi”, flet për Top Channel nipi i viktimës së dytë nga koronavirusi: Dajën e kam takuar

TIRANË-  Sot është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri. Ndërkohë në një lidhje telefonike për Top Channel, nipi i viktimës 66-vjeçar nga Lushnja ka thënë se kishte pasur kontakt me të dhe tashmë po kalon simptomat e ngjashme me koronavirusin.

12:20
“Punë heroike dhe atdhetare”/ Meta falenderon reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike

Në një postim të pak minutave më parë në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, të cilët paavrësisht situatës së pazakontë vazhdojnë punën e tyre, për të përcjellë te publikë gjithë çfarë ndodh jashtë shtëpive të tyre.

12:17
Paralajmërimi nga Gjermania/ Analisti: Nëse nuk izolohemi, bëhet më keq

Ndalime të reja dhe kufizime të lirive tona çdo ditë. Sa kohë do të vazhdojë kjo? Më shpejt e gjitha do të kalojë po t’u përmbahemi rregullave që janë të nevojshme në këtë krizë, thotë Felix Steiner.

12:12
“Emigrantët sollën epideminë”/ Kryeministri i Hungarisë gjen “fajtorin”

Në Hungari, kryeministri Viktor Orbán, qeveria e tij dhe analistët e tyre po kërkojnë kurbanë për pandeminë e koronavirusit: sipas deklaratave të tyre, fajtorët për përhapjen e virusit në Hungari dhe gjetkë janë emigrantët e paligjshëm, studentët e huaj, politikanë të opozitës liberale dhe, e fundit, por jo më pak e rëndësishme, miliarderi amerikan me origjinë hungareze-hebreje George Soros dhe gjoja rrjeti i tij.

12:10
Mjekja italiane: I preva flokët shkurt që të mos çoja diçka në shtëpi, fëmijët i takoj me maskë!

Në momentin që heq maskën, bën një pauzë. L.B, mjeke kirurge ne spitalin e Treviglios: nuk është duke folur për çastet kur ndodhet në punë, por për ato në shtëpi.

12:06
Në karantinë! Aktorja e “Frozen 2” rezulton me koronavirus

Listës së personazheve publike me koronavirus, për fat të keq i është bashkuar edhe aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews.

12:05
Bllokimi i kufijve kundër Covid-19/ Lajm i mirë për shqiptarët që ngelën në Itali: Askush nuk do të ndëshkohet

Ministria e Jashtme ka bërë një sqarim për të gjithë personat që ndodhen në Italia për sa u përket afatit të qëndrimit.

12:01
Ministria e Jashtme, qytetarëve: Anuloni udhëtimet e planifikuara nëse nuk i keni të domosdoshme

Me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme udhëzon të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime, t’i anulojnë ato, nëse s’janë domosdoshmërisht të nevojshme për ta apo familjarët e tyre.

12:00
Covid-19/ Gjendja e jashtëzakonshme – E kërkon Thaçi, Kurti kundër

Pavarësisht kundërshtimit të kryeministri Albin Kurti, presidenti i Kosovës, Hashim Thaci firmosi dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme prej situatës së krijuar nga koronavirusi.

11:56
Të moshuarit në Itali thyejnë “shtetrrethimin”/ 8.000 gjoba në 24 orë, tani rrezikohet 12 vjet burg!

Në Itali, pavarësisht se është vendi i dytë më i prekur në botë nga koronavirus pas Kinës me 2.500 vdekje e mbi 31.500 të infektuar, njerëzit vazhdojnë t`i shkelin rregullat e izolimit.

11:51
Nuk del në fushë për shkak të Koronavirusit, klubi i ndërprenë kontratën

Koronavirusi tashmë ka përfshirë pjesën më të madhe të botës, kështu duke shënuar një numër të madh viktimash. Ligat më të mëdha evropiane janë pezulluar, kampionati turk vazhdon të luhet.

11:47
“Qëndroni në shtëpi, mos kini frikë”/ Rita Ora në shqip: Ju dua

Përmes një videoje në Instagram, artistja Rita Ora bën thirrje të mos kemi frikë dhe pasiguri ndaj situatës së shkatuar prej Covid-19, por nga ana tjetër të respektojmë masat e sigurisë.

11:41
Ndëshkohen 10 persona për ecje në këmbë pas orës 18:00, Policia bën bilancin: 74 shoferë shkelën urdhrin, 2 u arrestuan

Në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga Qeveria Shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19, strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

11:35
Caktohen përkohësisht dy prokurorë të Gjykatës së Lartë dhe dy drejtues në rrethe

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e sotme ka caktuar përkohësisht dy prokurorë pranë Gjykatës së Shkallës së Lartë në Tiranë.

11:32
Filmohet “vizitori” i veçantë, një fokë noton e qetë në brigjet e Vlorës

VLORË- Në brigjet e Vlorës ditën e sotme është filmuar një vizitor i veçantë, një fokë që është një specie e rrallë për bregdetin tonë.

11:28
70 persona të izoluar në Gjirokastër/ Një pjesë erdhi nga Italia, të tjerët nga Spanja, Gjermania, Franca dhe Greqia

Në Gjirokastër situata vijon të mbetet e qetë, sa i takon rrezikut të mundshëm, Covid-19

11:28
Shkon në 59 numri i të infektuarve me CoVid-19, Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri ka shkuar në 59.

11:22
Ndryshon vendimi i Qeverisë, qytetarëve të mbetur jashtë Kosovës do t’ju mundësohet ardhja

Qeveria e Kosovës e ka ndryshuar dhe plotësuar një vendim të sajin të marrur në kuadër masave kundër përhapjes së koronavirusit.

11:20
Virologu i famshëm italian: Nëse jeni i shëndetshëm nuk keni nevojë për maskë

Virologu i famshëm italian, Fabrizio Pregliasco, ka këshilluar maskat vihen kot nga njerëzit të cilët nuk janë pozitiv me virusin COVID-19.

11:17
“I trishtueshëm lajmi që një tjetër qytetar humbi jetën”, Basha-qeverisë: Pajis personelin shëndetësor me mjetet e duhura mbrojtëse

Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19. Viktima është një 66-vjeçar, i cili sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë kishte komplikacione të rënda.

11:16
“Të dëmshme”/ A duhet të vendosim maska edhe pse s’jemi të infektuar? Rama: Ja ç’thotë virologu italian

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar atë çfarë ka deklaruar virologu i famshëm italian, Fabrizio Pregliasco sa i takon vendosjes së maskave nga masa e gjerë, me idenë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

11:08
AAK ende pa qëndrim nëse do ta përkrahë kërkesën e presidentit për gjendje të jashtëzakonshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka vendosur nëse do ta përkrahë propozimin e presidentit të vendit Hashim Thaçi, që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19.

11:05
Kevin Durant del pozitiv me Koronavirus

Kevin Durant ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

11:05
CoVid-19/ Profesori i psikologjisë: Shqipëria do të preket më pak nga kjo përmbysje e përbotshme…

Profesori i Psikologjisë Edmond Dragoti me anë të një statusi në Facebook shpjegon se pandemia botërore e CoVid19 po imponon një përballje të natyrës me njeriun.

11:04
Publikohet renditja e UEFA-s, ja kush kryeson

UEFA ka publikuar përditësimin e fundit të renditjes së klubeve.

11:02
Nga kjo garë “varet” fati i botës: Tri kompanitë po bëjnë gjithçka për ta zhvilluar dhe prodhuar vaksinën kundër coronavirusit

Dhjetëra kompani dhe laboratore publike në mbarë botën janë duke punuar në zhvillimin e vaksinës që do të parandalonte përhapjen e coronavirusit, që ka simptoma të ngjashme me ato të një gripi.

10:59
Në kulmin e pandemisë së coronavirusit, Mali i Zi vë në dispozicion portet detare për fqinjët

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar sot pas bisedave që i kishte pasur me kancelarin austriak Sebastian Kurz, Komisionerin për Zgjerimin e Politikës së Fqinjësisë, Oliver Varheli dhe kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, se situata e pandemisë së coronavirusit është një mundësi e mirë të tregohet se “jemi të bashkuar dhe përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve evropiane”, duke theksuar se Mali i Zi po vepron në atë frymë dhe pikërisht për këtë arsye i ka vënë në dispozicion portet e saj detare për shtetet e rajonit.

10:55
Ia del të shpëtojë, 103-vjeçarja fiton betejën me Covid-19!

Ndonëse koronavirusi i ri, Covid-19 ka marrë mijëra jetë njerëzish, një grua iraniane 103-vjeçare ia ka dalë të shërohet.

10:54
Qeveria merr vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës t’ju mundësohet ardhja

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se në mbledhjen e saj të 12-të korresponduese, të ftuar nga kryeministri Albin Kurti, ka marrë vendim që qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës, mund t’ju lejohet ardhje me leje të veçantë të ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, pas konsultimit me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrin e Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës.

10:51
“Ronaldinho të qëndrojë në burg”, rëndohet situata për yllin brazilian

Rëndohet situata juridike e Ronaldinhos, i cili ndodhet në paraburgim në Paraguai, i akuzuar se është future në këtë vend me dokumente të falsifikuara.

10:50
Aksident në Tiranë, makina “security” përplaset me pemën

TIRANË- Një aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Një makinë  “security” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë në buzë të rrugës.

10:48
Në Kuvend nuk ka mbërritur dekreti i presidentit për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka pranuar dekretin nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për të shqyrtuar kërkesën për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga virusi COVID-19.

10:43
Koronavirusi godet rëndë ekonominë

Si pasojë e shpërthimit të pandemisë globale të koronavirusit, e gjithë bota do të përballet me një ngadalësim të aktivitetit ekonomik, thonë ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë.

10:38
Lezhë/ Qytetarët thyejnë rregullat, nga të gjitha moshat nëpër rrugët e qytetit

LEZHË- Qytetarët e Lezhës po tregohen të pabindur për sa i takon urdhrit të dhënë për qëndrim në shtëpi në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

10:36
71 vite nga publikimi i planit për NATO-n

Më 18 mars 1949 Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior ose NATO.

10:25
OBSH, Azisë Juglindore: Merrni “masa agresive” kundër koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kërkoi nga Azia Juglindore të ndërmarrë “masa agresive” për të luftuar shpërthimin në rritje të koronavirusit.

10:14
Ekspertët kinezë: Njerëzit me këtë grup gjaku janë “më të ekspozuar” nga koronavirusi

Një studim në Kinë ka vënë re se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të prekshëm ndaj koronavirusit, ndërsa njerëzit me grup 0 paraqiten më rezistentë.

10:06
CoVid-19 në Kosovë/ Thaçi firmos dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme: Parlamenti ta ratifikojë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka firmosur një dekret për të shpallur gjendjen e Jashtëzakonshme në Kosovë si një nga masat e ndërmarra për frenimin e përhapjes së CoVid-19.

09:54
Përhapja e CoVid-19 në Shqipëri/ Kisha Ortodokse pezullon shërbimet fetare

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë në një situatë ku edhe vendi ynë po përballet me përhapjen e shpejtë të koronavirusit ka vendosur që të mos zhvillohet asnjë shërbese fetare.

09:52
“S’e kemi parë këtë gjë që nga fundi i Luftës së Parë Botërore”/ 450 të infektuar, Australia me masa të reja

Australia i ndaloi tubimet “jothelbësore” të më shumë se 100 njerëzve, në përpjekje për të frenuar pandeminë e koronavirusit.

09:44
Covid-19, Turqia konfirmon viktimën e parë!

Turqia ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi në vend, pasi një pacient 89-vjeçar ndërroi jetë sot, raporton Anadolu Agency (AA).

09:40
Koronavirus: Babai 45-vjeçar bëhet viktima më e re në Mbretërinë e Bashkuar

Craig Ruston është një nga 14 njerëzit që ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në Britaninë e Madhe.

09:33
“Mos i çoni dëm këto ditë”/ Papa Françesku: I kërkova Zotit që të ndalonte epideminë

Në një intervistë ekskluzive për gazetën italiane “Repubblica”, sa i takon emergjencës globale të shkaktuar nga Covid-19, Papa Françesku bën thirrje të rikthejmë vëmendjen te gjestet e vogla ndaj njerëzve që duam, të afërmve, fëmijëve, gjyshërve.

09:03
Presidentja e KE-së: Udhëheqësit politikë e nënvlerësuan Covid-19, tani ky virus…

Udhëheqësit politikë “e nënvlerësuan” shkallën e rrezikut që paraqet koronavirusi, tha presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von der Leyen.

08:55
(Video) Aty ku lind jeta! Rama publikon pamje frymëzuese në këto ditë të vështira

Në ditë të vështira si këto për mbarë planetin, ku mijëra njerëzve u duhet të përballen me probleme shëndetësore si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19 dhe ku bilanci i viktimave vazhdon e rritet, kryeministri i vendit, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”.

08:34
Covid-19/ Viktima e dytë në Shqipëri- Ndërron jetë pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda

Është shënuar edhe viktima e dytë në vendin tonë nga Covid-19.

08:28
Shahini: “23 marsi, plani për kthimin në shkollë. Në rast shtyrjeje, mësim virtual”

“Jemi në javën e dytë të zhvillimit të mësimit nga shtëpia dhe po ecën më mirë se sa e kemi paramenduar. Rreth 80% të nxënësve janë tashmë në kontakt direkt me mësuesit e tyre”, shprehet Ministrja Besa Shahini në video-mesazhin e radhës, ndërsa apelon për mësuesit që nuk kanë rënë ende në komunikim direkt me nxënësit e tyre, që ta bëjnë sa më parë, në mënyrë që edhe ky grup i vogël nxënësish të mos mbetet mbrapa me mësime.

08:19
Covid-19, Policia e Shtetit: Na ndihmoni që të mos ndëshkoheni me gjoba!

Përmes një postimi të pak orëve më parë në Facebook, Policia e Shtetit u kërkon qytetarëve të ndihmojnë edhe ata për të mos u gjobitur.

08:07
Foto/ Holanda shpall gjendjen e jashtëzakonshme, radhë të gjata në dyqanet e hashashit

Evropa tashmë është cilësuar nga ekspertët si vatra kryesore e koronavirusit të ri. Në mes të panikut të kësaj pandemie, shumë qeveri kanë urdhëruar mbylljen e lokaleve, bareve, restoranteve, kafeneve dhe shumë shërbimeve të tjera.

07:57
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:45
Dashuri në kohë koronavirusi/ I moshuari 90 vjeçar i bën surpirzën romantike gruas në 67 vjetorin e martesës

Një i moshuar 90 vjeçar ka ditur si të suprizojë gruan e tij edhe pse ajo ndodhej në izolim, si pasojë e koroavirusit të ri. Ai doli jashtë ambienteve të shtëpisë, ku ndodhej gruaja, me një pankartë në duar, ku i shprehte dashurinë në përvjetorin e tyre të 67-të të martesës.

07:34
Vuçiç i ashpër me BE-në: Solidariteti i madh evropian është vetëm një përrallë e shkruar, i kërkoj ndihmë Kinës për Covid-19

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian në lidhje me koronavirusin dhe i ka varur shpresat te ndihma e Kinës.

07:19
Rritet bilanci/ Shkon në 108 numri i viktimave në ShBA, 50 shtete të prekura

Koronavirus ka prekur tashmë 50 vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi së fundmi Virxhinia Perëndimora konfirmoi rastin e parë.

07:10
Faqja pornografike ofroi 200 filma falas për personat në vetëkarantinim, klikimet e shumta e nxjerrin ‘jashtë funksionit’

Një faqe pornografike në Japoni, ka pësuar “dyndje klikimesh”, pas njoftimit se kishte lëshar mbi 200 filma falas për përdoruesit, për ta bërë sa më të bukur qëndrimin e tyre në shtëpi si pasojë e koronavirusit.

06:55
Koronavirusi nuk kursen Britaninë e Madhe, rritet ndjeshëm numri i të infektuarve dhe vitkimave

Koronavirusi së fundmi ka kapluar dhe Britaninë e madhe, e cila po njeh një shtim të numrit të viktimave dhe të infektuarve orët e fundit. Pasojat e pandemisë globale në ishull, i ka konfirmuar dhe qeveria, e cila është shprehur se si pasojë e virusit mund të humbin jetën mbi 20 mijë persona në të gjithë vendin.

06:37
BE-ja mbyll kufijtë për 30 ditë

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të mbyllin kufijtë e BE-së për të gjitha udhëtimet jo thelbësore për 30 ditë, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Drejtuesit e Bashkimit Evropian kanë mbështetur një propozim të Komisionit Evropian për të vendosur një ndalim të hyrjes në zonën e Shengenit të BE-së me qëllim parandalimin të përhapjes së koronavirusit.

06:25
Niseshte dhe qumësht/ Kombinimi i duhur për lëkurë rinore

Ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës. Produktet natyrale janë gjithnjë përbërësit më të rëndësishëm të shumë kurave dhe trajtimeve për bukurinë. I tillë është rasti i qumështit që duke u kombinuar me niseshtenë e misrit ofron një maskë fantastike për një lëkurë me shkëlqim rinor.

06:12
Ujë me mjaltë me kanellë/ Pse vlen shumë në mëngjes

Një nga kombinimet më të fuqishme të vlerave është ai i ujit me mjaltë dhe kanellë. Ato janë ushqime të shëndetshme që përmbajnë vitamina dhe minerale që ndihmojnë të kemi një shëndet të mirë. Mjalti, uji dhe kanella mund të përdoren duke i trazuar bashkë në raportin 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë çaji kanellë të bluar në një gotë me ujë. Një gotë me ujë, mjaltë me kanellë mund të konsumohet në mëngjes dhe në mbrëmje ose në formën e çajit duke shtuar ujë të ngrohtë.

05:48
Kurat ideale kundër të ftohurës kronike

Moti është ngrohur dhe ditët me diell janë shumë të bukura, por e ftohura kronike mbetet sërish e pranishme. E ftohura kronike shkaktohet nga disa viruse që shumëfishohen me kalimin e çdo ore. Simptomat e të ftohurës kronike përfshijnë: fytin e thatë, kollën, tështimat dhe lodhjen fizike. Këto simptoma mund të kurohen lehtë në shtëpi, falë disa kurave të thjeshta të cilat rimëkëmbin sistemin imunitar. Lexoni më poshtë sugjerimet e AgroWeb.org.

05:29
Blen 18 pako me letra higjenike në mes të panikut nga koronavirus, fëmijët ia marrin dhe ia hedhin në banjë

Një nënë e cila bleu në supermarket në mes të turmës 18 pako me letra higjenike, pas panikut të koronavirus, zbulohet në Tëitter se fëmijët ia kishin hedhur të gjitha në banjë.

05:18
Kina kalon koronavirusin, por mendon për shtetet e tjera, projekton anijen spitalore lundurese

Duket se Kina e ka kaluar situatën tragjike të koronavirusit dhe tashmë është duke menduar për shtetet e tjera të prekura, duke projektuar spitalin më të ri lundrues të njohur si “Anija e Ndihmës Urgjente Mjekësore”.

05:03
Foto/ Bëri shaka sikur ishte i infektuar me koronavirus, arrestohet i riu

Një 23 vjeçar është arrestuar për dhjetë ditë nga autoritetet në Kazakistan, pasi u shtir sikur ishte i infektuar me koronavirus. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e krijoi të gjithë skenën si pjesë e një shakaje, për të parë regaimin e udhëtarëve të tjerë, të cilët mbetën të shokuar pas të kolliturave të shpeshta të tij.

04:50
Gruaja “thyen” rregullat e qeverisë për të qëndruar në shtëpi, shkon buzë detit dhe bën “banjë dielli”

Një grua është arrestuar në Spanjë, pasi “injoroi” masat e marra nga qeveria për të qëndruar në shtëpi, duke dalë buzë detit, për të bërë “banjë dielli”, shkruajnë mediat e huaja. Në pamje shihet gruaja teksa ishte e shtrirë në një livadh, në Palma, të Mallorca-s.

04:25
Foto të rralla/ Situata e gripit spanjoll rreth një shekull më parë e krahasuar me koronavirusin e sotëm

Imazhet me ngjyra tregojnë sesi mjekët dhe infermierët luftuan për të shpëtuar të sëmurët nga gripi spanjoll, që përfshiu të gjithë globin rreth viteve 1918.

03:58
Presidenti i Bjellorusisë jep formulën për largimin e koronavirusit: Shkoni nëpër fshatra dhe punoni me traktor

Ndërkohë që të gjithë individët po mendojnë si të planifikojnë të kalojnë kohën e qëndrimit në shtëpi, si pasojë e koronavirusit një propozim krejt origjinal jep presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko, i cili fton qyetarët e tij të shkojnë nëpër fshatra dhe të punojnë tokën.

03:35
Covid-19/ Shënohet viktima e parë në Turqi, 98 të infektuar

Turqia ka konfirmuar vdekjen e parë nga koronavirusi në vend, pasi një pacientë 89-vjeçar ndërroi jetë sonte. Në një konferencë për media, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 51 raste të tjera të koronavirusit u diagnostifikuan, me çka numri i të prekurve nga ky virus u rrit në 98.

03:08
‘Tur force dhe spostime datash’, kalendar i ri në Formula 1

Pas anulimit të premierës së kampionatit spektakolar të garave me makina në Australi, dhe pas spostimeve të Çmimit të Madh të Kinës, Vietnamit e Bahreinit, në Formula 1 po provojnë të rishpikin kalendarin për sezonin 2020. Liberty Media, grupi që zotëron të drejtat ka lajmëruar për një samit virtual të enjten, një videokonferencë me të gjithë shefat e skuadrave me të cilët do të diskutojë edhe të ardhmen.

02:35
Kosovë, Thaçi do t’i propozojë qeverisë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se, do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë në mënyrë që të kalohet situata e krijuar nga pandemia e Covid-19.

02:12
Kreditë shtyhen me 3 muaj/ Rama dhe Sejko firmosin urdhrin për individët dhe bizneset e prekur nga Covid-19

Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko firmosën mbrëmjen e së martës urdhrin për bankat në lidhje me shqetësimin e ngritur për pagesat e këstëve të kredive të individëve dhe bizneseve në këtë situatë të koronavirusit.

01:48
Pacienti i parë drejt shërimit, analiza e parë doli negative, e dyta pritet pas 48 orësh

Pacienti i parë i prekur nga Koronavirusi në Shqipëri është drejt shërimit. Lajmin që Top channel e dha ekskluzivisht gjatë edicionit qendror të lajmeve të orës 19.30, u konfirmua më pas edhe nga autoritetet. Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ, ndërsa duhet të priten edhe 48 orë për analizën e dytë.

01:20
Top Story/ Biznesi më i goditur nga Covid-19 janë agjencitë e udhëtimit

Një sektor që rrezikon falimentin, janë agjencitë e udhëtimit. Kjo pasi është ndaluar lëvizja e lirë e qytetarëve në pjesën më të madhe të shteteve. Si rezultat nisin dhe anulimet e grupeve turistike që do të vizitonin Shqipërinë.

01:12
Top Story/ Hotelet në Shqipëri: Janë anulluar evenimentet dhe prenotimet, falimentuam

Hoteleria është ndër sektorët më të prekur nga përhapja e koronavirusit në Shqipëri. Shumë hotele janë në prag falimentimi. Asnjë turist nuk ka mbërritur në Shqipëri gjatë këtyre 2 javëve të fundit, e për pasojë në hotele gjen vetëm sanitare dhe recepsionistët.

01:02
Top Story/ Covid-19 “infekton për vdekje” biznesin e vogël në Shqipëri

Kur për biznesin e madh kjo betejë me CoronaVirusin sjell dëme të mëdha, për të vegjlit mund të çojë deri në faliment. Sot aktiviteti i biznesit të vogël është paralizuar, përjashtuar sektorin e tregtimit të produkteve ushqimore.

00:50
Top Story/ Covid-19 krijon gropë financiare për shkëmbimet tregtare me Italinë

Top Story u fokusua sonte dhe tek një moment delikat, që lidhet me krizën ekonomike që sjell Covid -19. Sot, me rëndësi është jeta e njeriut dhe shumica e masave kufizuese përligjen, por, shumë shpejt do të ndihen pasojat e rënda ekonomike.

00:45
Top Story/ Nga spektaklet e deri tek debetat e darkës, Covid-19 ndryshoi emisionet televizive

Koronavirusi preku edhe median. Shumë gazeta nuk botohen më. Shumë emisione televizive u mbyllën, ndërsa të tjerë ndryshuan formatin e tyre. Top Channel nuk bën përjashtim. E para masë që u mor, ishte heqja e publikut nga studio televizive.

00:34
Top Story/ Shfaqja “Don Zhuani” në Teatër, njëherë u pezullua nga lufta e 1997 dhe sot sërish nga Coronavirusi

Në Tiranë e kudo tjetër ka ndaluar edhe jeta artistike. Kinematë janë mbyllur, po ashtu sallat e teatrit. Ne intervistuam Artan Imamin, njërin nga regjisorët që sapo kishte filluar premierën e shfaqjes së tij “Don Zhuani”.

00:21
Top Story/ Kolaps në sistemin gjyqësor, avokatët: Problem mbeten afatet për të dënuarit për vepra penale

Situata e pazakontë e pezullimit të jetës në vend, ka prekur të gjithë sistemin e drejtësisë. Të gjitha proceset gjyqësore u pezulluan si një masë parandaluese ndaj virusit.

00:07
Top Story/ Pezullimi i sportit në Shqipëri, ja si stërviten nga shtëpia futbollistët tanë

Pothuajse çdo aktivitet dhe çdo fushë të jetës që ka bërë stop nga coronavirus, shqiptarët do ta kenë të fiksuar në mëndje gjatë. Në bisedat tona do të kujtojmë kohën kur nuk kishim kafene, nuk kishim makina, nuk kishim restorante, dhe nuk na lejohej ti jepnim dorën njëri-tjetrit.

E martë, 17 Mars 2020
23:55
Top Story/ Si zhvillohen ritualet fetare, pas izolimit nga Coronavirusi

Në raste të tilla të epidemive, ata që besojnë në Zot tentojnë të afrohen më afër tij. Por në institucionet fetare grumbullimi i besimtarëve do të thotë një mundësi e madhe infektimi. Megjithatë krerët të komuniteteve fetare ne vend u tregun të mirëkuptueshëm. Ata bënë thirrje besimtarëve të qëndrojnë në shtëpi.

23:44
Top Story/ Varrimi i njerëzve si kurrë më parë, me pak njerëz dhe në distancë

Trau i padukshëm i vetëizolimit ka penguar njerëzit të kryejnë ritet, dhe traditat ashtu siç janë të vendosura prej mijëra vitesh. Ceremonitë mortore këto ditë bëhen vetëm me njerëzit më të afërm të familjes. Edhe ata duke përdorur masa mbrojtëse.

23:33
Top Story/ Coronavirusi anuloi dasmat dhe gëzimet familjare të shqiptarëve

Në jetën sociale të njerëzve janë anuluar edhe evente apo gëzimet familjare. Edhe pse tradita e ka që nuk kthehet dita e dasmës, Coronavirusi ndërpreu ditën më të rëndësishme të çifteve.

23:22
Top Story/ Tirana si qytet i zymtë, e boshatisur për shkak të Coronavirusit

Tirana më shumë se kurrë, duket e vdekur në mbrëmje. Nëse në fundjavë ajo gjallëron nga njerëz që dalin për argëtim, me masat e izolimit, kjo mbrëmje e së premtes është e heshtur. Asnjë klub nate, asnjë restorant apo pastiçeri, asnjë lëvizje. Gjithçka e zymtë.

22:40
Baton Haxhiu në Open: Masat e marra nga Kosova dhe Shqiëria janë të pakta

Baton Haxhiu bëri një lidhje skype nga Kosova në Open në Top Channel duke treguar situatën në Kosovë. Haxhiu tha se kjo nuk është hera e parë që izolohem pasi edhe lufta e ka izoluar për 8 ditë.

22:38
Studimi i fundit/ Shkencëtarët në SHBA: Koronavirusi mund të rrijë në ajër për orë të tëra dhe në sipërfaqe për ditë

Koronavirusi i ri ngjitës CoVid-19 që ka shpërthyer në një pandemi globale mund të mbetet i qëndrueshëm dhe infektiv në ajër për orë të tëra dhe në sipërfaqe të tjera deri në disa ditë, bëhet me dije nga një studim i ri.

22:37
Arrin në 100 numri i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vazhdon të përhapet dhe numri i të vdekurve arriti shifrën 100, sipas njoftimeve të sotme ende jozyrtare.

22:30
Kina u heq akreditimin gazetarëve amerikanë

Kina thotë se do të heqë akreditimin për gazetarët e tre mediave amerikane si reagim ndaj kufizimeve amerikane për median kineze.