U padit për fyerje ndaj shqiptarëve, ministri serb nuk paraqitet në gjyq

07/09/2020 15:07

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se Ministri i Mbrojtjes Serbe, Aleksandër Vulin nuk është paraqitur në Gjykatën e Lartë në Beograd për t’u përballur me padinë e ngritur ndaj tij për gjuhë diskriminuese, fyese dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu Mustafa shprehet se edhe pse ministri serb e kishte konsideruar si kopliment padinë e ngritur ndaj tij, ai nuk ka marrë pjesë në gjyq me shkakun se kishte marrë një ftesë nga gjykata

Postimi i plotë:

VULINI QË DJE FYENTE SHQIPTARËT, SOT NUK E PATI GUXIMIN TË PËRBALLET NË GJYKATËN E BEOGRADIT

Sot, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, z.Aleksandër Vulin, nuk e pati guximin të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Beograd, për t’u përballuar me padinë time të ngritur ndaj tij, për qasje diskriminuese, fyese dhe nënçmuese, ndaj shqiptarëve.

Ministri që njëherësh përdori gjuhë të urrejtjes dhe përbuzëse ndaj bashkështetasve të tij të përkatësisë kombëtare shqiptare, duke e konsideruar edhe padinë timë si kompliment, tashmë po fshihet dhe shmanget me arsyetimin se nuk e ka marrë ftesën nga gjykata.

Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bazë të përgjegjësive dhe komptencave të tij, nuk do të ndalet së vepruari kundër institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe kriminalizimit të shqiptarëve, aq më pak nga ana e zyrtarëve shtetërorë.

Demokratizimi i vendit është para së gjithash interes i qytetarëve të tij.

Top Channel