U prek nga Covid-19, ndërron jetë në moshën 50-vjeçare këngëtari i njohur amerikan

07/09/2020 19:25

U prek nga Covid 19 dhe situata u përkeqësua shpejt për këngëtarin kryesor të Temptations, Bruce Williamson.

Në moshën vetëm 50 vjecare ai është ndarë nga jeta për shkak të sëmundjes. Sipas TMZ, lajmin e konfirmoi vetë i biri i Williamson, përmes një postimi në mediat sociale. “ Nuk ka fjalë në botë që mund ta shprehin atë çfarë ndiej në këtë moment, të shumë babi, faleminderit që je i mrekullueshëm, faleminderit që je ai që je.

I lutem Zotit të takohemi sërish”, ka shkruar ai. Bruce iu bashkua Temptations në 2006-tën duke u kthyer në vokalistin kryesor dhe zërin e albumeve Back to the Front, të 2007-tës e Still Here të 2010-tës. Ai vetë pat thënë dikur se kishte bërë më shumë “ në gjashtë muaj me temptations nga ç`kanë bërë shumë artistë gjatë gjithë jetës së tyre”.

Williamson, që pat kënduar në kore kishash, kishte treguar interes për t`iu bashkuar kolektivit legjendar Motown që prej 1994-tën, por vetëm në vitin 2005 kishte arritur ta përmbushte ëndrrën e tij.

Top Channel