Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka postuar në profilin e tij zyrtar të Facebook-ut një mesazh të Kryetares së Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e hapjes e ambasadës së parë në Jeruzalem nga një vend me shumicë muslimane.

Në mesazhin e shpërndarë nga kryeministri izraelit, Osmani shpreh falenderimin për njohjen që Izraeli i ka bërë Kosovës duke i kujtuar edhe ndihmën që shqiptarët iu dhanë hebrenjve para 70 viteve duke i strehuar në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu kryetarja e parlamentit kosovar falenderon qeverinë amerikane që bëri të mundur këtë arritje që të dy shtetet të nisin një miqësi të fortë dhe të kenë një bashkëpunim sa më të suksesshëm.

Top Channel