Gjykata saudite ndryshon dënimet për vrasësit e Khashoggit

07/09/2020 19:14

Një gjykatë në Arabinë Saudite ka zëvendësuar dënimet me vdekje ndaj pesë të dënuarve për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në 2018, duke i ndëshkuar me nga 20 vjet burg.

Argumenti i Prokurorit Publik ishte se zbutja e dënimit vjen si pasojë e faktit që familja e Khashoggit ka vendosur që t’i falë. Tre persona të tjerë do të marrin dënime që marrin ndërmjet shtatë dhe 10 vjet heqje lirie. Kritiku i ashpër i qeverisë saudite, u vra brenda konsullatës së Mbretërisë Saudite në Stamboll nga një grup agjentësh sauditë.

Qeveria saudite u përpoq të tregonte se vrasja u krye gjatë një operacioni që doli jashtë kontrolli dhe një vit më vonë, prokurori i këtij shteti çoi në bankën e të akuzuarve 11 individë të paidentifikuar.

Fillimisht, pesë prej tyre u ndëshkuan me vdekje për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vrasje, tre u dënuan me burgim për mbulim të krimit, e disa të tjerë u shfajësuan. Gjyqi u konsiderua një “antitezë e drejtësisë” nga një përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara, që tha se Khashoggi ka qenë “viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm”, prapa të cilit qëndron vetë shteti saudit.

Top Channel