E martë, 17 Mars 2020
21:38
Koroanvirusi, Britania me plan ndihme £330 miliardë për bizneset gjatë krizës

Kancelari britanik Rishi Sunak ka njoftuar sot paketën e huave të mbështetura nga qeveria prej 330 miliardë paundë në ndihmë të bizneseve të vogla e të mëdha gjatë krizës së koronavirusit. Ai tha se qeveria do të jetë “e fortë” në mbështetje të ekonomisë.

21:35
“Transparencë në çdo hap, veprim në kohë”, Basha: Vendi përballon krizën, nëse pezullohen koncesionet

Disa prej propozimeve janë adoptuar nga qeveria, pavarësisht prej toneve luftarake dhe për fat të keq prej debatit politik, ose më mirë të themi sulmeve politike ndaj opozitës, prapë se prapë disa prej propozimeve tona tashmë janë adoptuar në letër.

21:27
Shtyhet Europiani 2020/ UEFA: Do të mbahet në vitin 2021

UEFA e mori vendimin e saj në lidhje për kampionatin Evropian të futbollit në videokonferencën të zhvilluar me drejtuesit e 55 federatave të saj. Eventi më i rëndësishëm i kontinentit përsa u përket përfaqësueseve i parashikuar për t’u mbajtur këtë vit, u shty për në verën e 2021 për shkak të emergjencës coronavirus.

21:21
I prekuri me Koronavirusi tregon në Open shenjat e para që ka pasur: Është çështje paniku më shumë, është diçka e menaxhueshme

Ditën e sotme në emisionin Open ka qenë në lidhje telefonike një person i cili ka rezultuar pozitiv për Koronavirus dhe treguar përjetimet e tij.

21:15
Buka të blihet e paprerë/ Vendimi i shoqatës së bukës për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Buka nuk do të shitet më e prerë. Ky vendim u morr nga shoqata e Bukës që kur në vend u konfirmua rasti i parë me koronavirus.

21:11
4 të infektuar në 24 orë/ Sanatoriumi kthehet në spital për koronavirusin

Në 24 orët e fundit në Shqipëri rezultojnë kater raste te reja me Koronavirus.

21:08
Bebja gjendet e përqafuar me trupin e nënës që kishte vdekur prej dy ditësh

Një vogëlushe raportohet sëfundmi se është gjetur në shtëpi e përqafuar me trupin e nënës së saj që kishte vdekur prej dy ditësh.

21:01
Një botë imagjinare për të vegjlit/ Flet autorja e librave për fëmijë Natasha Poroçani

Autorja e librave për fëmije Natasha Poroçani u ka drejtuar sot një apel të gjithë fëmijëve që po përjetojnë një situatë jo të zakontë.

20:56
Formula për të dalë nga shtëpia/ Franca me masa ekstreme sigurie për koronavirusin

Franca ku vetëm dy ditë më parë njerëzit mbushën sheshet, dyqanet e parqet, ka marrë tani masa drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit duke nisur më izolimin e plotë në shtëpi.

20:55
Këngëtari kritikohet ashpër, vazhdon koncertin pavarësisht rrezikut të Covid-19

Ditën e dielë ashtu siç kishte premtuar, këngëtari i famshëm Lewis Capaldi mbajti koncertin e tij në Skoci pavarësisht thirrjes së qeverisë për rrezikun e mbledhjes së turmave nga Koronavirusi.

20:48
Koronavirusi; Kina reagon e zemëruar kur Trump quan sëmundjen ‘virusi kinez’

Kina ka reaguar sot me zemërim kur presidenti amerikan Donald Trump e ka quajtur koronavirusin e ri “virusi kinez.”

20:45
Të “sfidosh” koronavirusin/ Në lulishte dhe rrugë dalin shumë persona edhe në Tiranë

Është data 17 mars dhe supozohej që të gjithë të ishin ne karantinë por rrugët e Tiranës janë mbipopulluar nga qytetarë të cilët kanë hequr dorë nga qëndrimi në shtëpi. Është e sigurt që janë më të ndërgjegjësuar sa i përket masave të sigurisë me maska dhe doreza apo distanca prej 1 metri nga njeri tjetri por duhet pranuar se ata nuk i binden rregullores për të qëndruar në shtëpi.

20:45
Pacienti i parë drejt shërimit/ Rama: Të presim dhe të lutemi që zoti…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me lajmin që pacienti i parë me COVID-19 është drejt shërimit në Shqipëri.

20:40
Ndalimi i lëvizjes së automjeteve, qytetarët nuk marrin dot autorizimin

Shfaqja e koronavirusit në vendin tonë bëri që qeveria të marri disa masa për frenimin e pandemisë, ndër to ishte edhe kufizimi i lëvizjes së automjeteve dhe njerëzve.

20:37
VIDEO/ Rrëfimi prekës i 40 vjeçarit Italian: Mendoja se është propagandë, por më mori babain dhe…

“Virusi ka hyrë në trupim tim, ka vrarë dhe babanë tim. Ai po hyn edhe te ju, po ju merr të gjithëve, depërton në mushkëritë dhe rrugët e kanalit të frymëmarrjes”, kështu e nis rrëfimin e tij Giani Zampina, 40 vjeç, nga Torino i Italisë.

20:35
Rama: Askush pa paga, Qeveria po punon me planin për kompensimin e parave për çdo biznes

Qeveria është duke u përgatitur për të kompensuar financiarisht të gjitha bizneset e prekura nga situata e ndërprerjes së aktivitetit si pasojë e koronavirus.

20:30
Manastirliu konfirmon lajmin e mirë: Pacienti i parë nisi rrugën e shërimit

Ministria Ogerta Manastirliu ka konfirmuar lajmin e dhënë nga Top Channel në lidhje me rrugën drejt shërimit që ka marrë kontakti i parë i pacientit zero.

20:27
Koronavirusi-Fier/ Dalin rezultatet e analizave të mjekëve dhe infermierëve

Kanë dalë rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit të Fierit. Burime pranë Spitalit kanë deklaruar se rezultati është NEGATIV.

20:21
Eksperienca e rrallë e gruas në qendrën e saunas përfundon me ecje turpëruese e zhveshur në rrugë

Anbara Salam shpresonte të kalonte një ditë relaksuese me të dashurin në një qendër të mirëqenies trupore në Gjermani, por një gabim i vogël e futi atë në një situatë tepër të sikletshme.

20:21
“Asnjë shqiptar nuk është i tepërt”, Meta reagon për mjekun Ilir Allkaj: Më mirë një kritikë se një i sëmurë më shumë

Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka përshëndetur rikthimin në detyrë të mjekut Ilir Allkaj. Ky i fundit shkruan se sot është rikthyer në punë pasi më parë më datë 15 mars u shkarkua nga detyra.

20:06
Drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri.

19:48
Të shtrira nudo në diell, partnerja e Demit në karantinë…(FOTO)

Nëse po vrisnit mendjen se si po i kalon Demi Rose ditët e izolimit gjatë pandemisë së koronavirusit, mos u shqetësoni fare!

19:41
Luan Bregasi në Top Talk: Ja 3 prioritetet e asistencës që kemi nevojë nga qeveria dhe bankat

“1. Të rishikohet buxheti i shtetit”. “2. Të rishikohet emetimi i parasë”. “3. Të pranohen shtyrjet e afateve të detyrimeve ndaj tatimeve”.

19:33
Përkeqësohet bilanci/ Dy raste të reja të infektuar me koronavirus në Kosovë

IKSHPK ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në vendin tonë.

19:25
Rikthehet nga shkretëtira, Jared Leto as që ja kishte idenë se Covid-19 është kthyer në pandemi

Këngëtari i famshëm i grupit “Thirty Seconds to Mars”, Jared Leto u shokua krejtësisht pasi mësoi se tashmë Koronavirusi i ri ka ndryshyar krejtësisht botën.

19:21
​Shkon në 31 numri i të prekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 31 persona.

19:16
Lady Gaga “zhvendos” vëmendjen nga koronavirusi, pozon nudo! (FOTO)

Lady Gaga do ju bëjë ta harroni për pak momente koronavirusin, me setin më të fundit fotografik.

19:15
“Sapo u firmos”, Rama publikon urdhrin: Për të gjithë ata që kanë një biznes dhe janë në hall me bankat…

Kryeministri Edi Rama njofton se sapo ka firmosur urdhrin për shtyrjen e kësteve të kredive.

19:01
“Vlerësojmë Shqipërinë për masat” OBSH reagon për testet e koronavirusit: Duhen disa faktorë…

Organizata Botërore e Shëndetësisë me anë të një reagimi të bërë publik në mediat sociale ka vlerësuar masat e marra nga Shqipëria në luftën për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

18:37
Mësuesi grek në Korçë del me koronavirus, reagon shkolla: Ja kur mund të jetë infektuar…

Një mësues në një shkollë private në Korçë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Shkolla greke jopublike “Omiros” së fundmi ka bërë një reagim publik ku sqaron situatën. Mësuesi i infektuar është grek dhe punon me kohë të pjesshëm në këtë shkollë.

18:27
Itali/ 345 viktima në 24 orë, rritet edhe numri i personave në gjendje kritike

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 2503, që do të thotë janë 345 viktima në 24 orët e fundit.

18:24
Vëllai i sulmuesit vetëvrasës të Manchester Arena shpallet gjithashtu fajtor për vrasje

Vëllai i sulmuesit me bombë në Manchester Arena ku u vranë 22 njerëz në maj 2017 është shpallur sot fajtor për ndihmë në planifikimin e një prej sulmeve më të rënda terroriste në historinë e Britanisë.

18:22
Top Talk: Luan Bregasi i Biznes Albania qorton politikat bankare dhe sugjeron një qasje të re

I ftuar në emisionin “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dynjaja, ishte kryetari i “Biznes Albania”, Luan Bregasi. Biznesmeni, shtroi në studio idenë që Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, të jenë më “tolerante” ndaj bizneseve, lidhur me afat e pagesave të kredive. Sidomos në këtë situatë kaotike që ndodhet ekonomia në vendin tonë, por jo vetëm, si pasojë e koronavirusit.

18:19
Meta bën analizën e Koronavirusit: Dikush që unë e njoh doli pozitiv

Presidenti Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme një intervistë të dhënë për News 24 në ‘Facebook’-un e tij.

18:08
Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

Instituti Robert Koch: Pandemia mund të zgjasë dy vjet

18:08
​Haziri: Ekipi emergjent në Gjilan me staf të përgatitur për preventivë ndaj Covid-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komisionin komunal për emergjenca në parandalim të koronavirusit Covid19, ka ftuar qytetarët për kujdes maksimal, por pa shkaktuar panik pasi gjendja momentale është nën kontroll dhe në këtë komunë nuk është shënuar asnjë rast me këtë sëmundje.

18:01
Britania shpall 407 raste të reja me koronavirus, kreu shkencor i qeverisë: Në fakt mund të jenë 55 000, por do të bien pas bllokadës

Megjithse u deklaruan zyrtarisht 407 raste të reja infektimi në vend, këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike tha se numri i vërtetë mund të jetë diku rreth 55,000, por insistoi se vendi do ta fitojë betejën me mbylljen e qarkullimit dhe aktiviteteve.

17:56
Spanja ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Senati i Spanjës e ratifikoi të marten Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Seanca u mbajt pa praninë e ligjvënësve, ndërsa votimi u bë në distancë, përmes internetit për shkak të masave ndaj koronavirusit.

17:53
Shkencëtarët australianë: Sistemi imunitar i njeriut është në gjendje të luftojë koronavirusin

Shkencëtarët në Australi pretendojnë se kanë zbuluar, se si sistemi imunitar i trupit, lufton virusin COVID-19. Hulumtimi i tyre, i botuar në revistën “Natyre Medicine”, shpjegon se njerëzit shërohen nga kronavirusi i ri njësoj sikurse dhe gripi sezonal. Fakti që qelizat imune shfaqen ndaj këtij virusi, është një ndihmë madhore për hartimin e vaksinave, thonë ekspertët. Deri më tani në nivel global, COVID-19, ka infektuar më shumë se 160,000 mijë persona dhe ka marrë më shumë se 6.500 jetë njerëzish, raporton BBC.

17:45
Në Kosovë pritet të mbërrijnë furnizime mjekësore nga OBSH-ja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se javën e ardhshme në Kosovë do të vijë edhe një kontigjent i mjeteve mbrojtëse dhe paijsjeve mjekësore nga Organizata Botërore e Shëndetesisë.

17:40
Nga Hazard te Dembele, yjet që fitojnë edhe një shans për të luajtur në Europian

Pa përhapjen me shpejtësi të koronavirusit, Kampionati Europian do të duhej të startonte normalisht mbrëmjen e 12 qershorit, por disa yje të futbollit të kontinentit të vjetër nuk do të mund të merrnin pjesë në të.

17:38
Nis përgatitja e pakove ushqimore për pensionistët dhe familjet në nevojë

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se ministrja Olta Xhaçka ka qenë ditën e sotme te Rezervat e Shtetit për përgatitjen e pakove të ushqimeve që do t’u dërgohen pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë.

17:36
Izolimi seksi i yllit të reality show, mendon për të karantinuarit në shtëpi! (FOTO)

Megan Barton-Hanson ka menduar për të gjithë të karantinuarit në shtëpitë e tyre, në mes të pandemisë së koronavirusit.

17:33
Koronavirusi: Japonia lëshon në treg testin 15-minutësh teksa qeveria përforcon kapacitetin e monitorimit

Japonia ka shtuar në mënyrë dramatike prodhimin e kiteve testuese të koronavirusit vrasës, duke përfshirë dhe një kompani private që premton se kitet e saj nxjerrin rezultatin brenda 15 minutave.

17:29
Vdekjet e para nga Koronavirusi/ Listës i shtohet Brazili, Islanda dhe Malajzia

Ditën e sotme për shkak të Koronavirusit janë shënuar vdekjet e para edhe në tre shtete të tjera dhe janë Brazili, Islanda dhe Malajzia.

17:24
Vendet evropiane të ndërmarrin veprime të guximshme kundër pandemisë, thotë OBSH-ja

Drejtori për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për veprime të guximshme, në të gjitha vendet evropiane kundër pandemisë së koronavirusit.

17:21
OBSH dhe Banka Botërore i ofrojnë Kosovës 15 milionë euro për luftimin e koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

17:14
Veseli: Prishja e raporteve me Amerikën lë pasoja më të mëdha se koronavirusi

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mos veprim të duhur në raport me gjendjen e krijuar si pasojë e koronavirusit në vend dhe në raport me marrëdhëniet me aleatin strategjik SHBA-në.

17:12
Turistja thyen rregullin e karantinës, dy policë e nxjerrin nga pishina

Një turiste britanike, e cila ishte duke notuar në pishinë, në një hotel në ishullin Tenerife, është arrestuar nga policia, pasi ka shkelur urdhrat e qeverisë për të qëndruar të izoluar, brenda dhomës së hotelit. Në videon e bërë virale, shikohet gruaja e veshur me bikini, teksa ishte duke notuar e qetë në brendësi të pishinës.

17:12
Zbrazen kanalet e Venecias teksa koronavirusi ndalon trafikun, spastron ujërat e risjell peshqit

Ndoshta nuk është lajmi kryesor në këtë periudhë epidemie por ndalimi i trafikun prej koronavirusit në kanalet e Venecias ka rizbuluar bukurinë e tyre natyrale, sipas të përditshmes vendase La Nuova di Venezia, i cila shton se peshqit po rishfaqen në to.

17:09
Përkeqësohet bilanci/ Koronavirusi shënon viktimën e pestë në Greqi

GREQI- Koronavirusi i ka marrë jetën viktimës së pestë në shtetin fqinj. Ndërkohë në të gjithë Greqinë janë të prekur 387 persona nga të cilët 11 në gjendje të rëndë me insuficensë respiratore.

16:57
Njerëzit e moshuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, tregoni kujdes ndaj tyre

Njerëzit e moshuar kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë nëse infektohen me koronavirus, thotë Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar.

16:49
Polemika në Gjermani/ “Big Brother” nuk u ka thënë asgjë banorëve për Koronavirusin, sonte në mbrëmje pritet që…

Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur shumica e banorëve të Big Brother Germany hynë në shtëpi.

16:49
Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.

16:46
PDK akuzon Qeverinë Kurti për largimin e “Contour Global” nga Kosova

Partia Demokratike e Kosovës përmes një komunikate për media e konsideron humbje të madhe vendimin e kompanisë amerikane “Contour Global” për t’u larguar përfundimisht nga Kosova si dhe heqjen dorë nga ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”.

16:41
“2-mujori i ardhshëm është shumë kritik”, kryeministri grek: Hedhim në treg 2 mld euro kesh: Jemi në luftë…

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i jep një mesazh popullit grek, në këto ditë të vështira të koronavirusit, duke i thënë

16:40
Nga “moskokëçarja” në masa ekstreme: Në Francë, formular edhe për të dalë nga shtëpia!

Franca ku vetëm dy ditë më parë njerëzit mbushën sheshet, dyqanet e parqet, ka marrë tani masa drastike për frenimin e përhapjes së koronavirusit duke nisur më izolimin e plotë në shtëpi.

16:34
Doktorët në Evropë po përsërisin gabimet e bëra në Wuhan, thonë mjekët kinezë

Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë tashmë po eklipson ato në Kinë, doktorët në Vuhan vendi ku u shfaq i pari patogjeni, thonë se po shohin shenja shqetësuese të përsëritjes së gabimeve.

16:34
Lufta kundër virusit, hyjnë në lojë shërbimet sekrete

Kur në fund të vitit 2002 shpërtheu nga Kina Jugore SARS-i me pasoja të rënda akute në sistemin e frymëmarrjes, qeveria dhe Partia Komuniste kineze fillimisht e mbajtën të fshehtë përhapjen e sëmundjes.

16:27
“Jemi në fillim të luftës”/ Mitsotakis, qytetarëve: Prioriteti ynë është të shpëtojmë jetë

Ashtu siç bënë me dijeni burime për Top Channel, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis doli në një konferencë për shtyp, ku u bëri apel të fortë qytetarëve grekë, për të respektuar masat e ndërmarra.

16:26
Shifra të frikshme nga Spanja, 167 të vdekur vetëm sot

Koronavirusi ka mbërthyer të gjithë Europën me Italinë që ka vëmendjen qendrore deri më tani duke parë që numri i të vdekurve ka shkuar në 2158.

16:25
Rama: Po hyn në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë

TIRANË-Kryeministri Edi Rama me anë të një video të postuar në rrjetet sociale shkruan se situata që është shkaktuar për shkak të koronavirusit do të hyjnë në funksion rrjeti i shërbimit social për ata që janë më në nevojë.

16:20
Banorja e Big Brother “rebelohet” sërish ndaj koronavirusit, nuk i ndal udhëtimet (FOTO)

Ndërkohë që e gjithë bota po përjeton “dramën” e koronavirusit, Chloe Khan nuk do t’ja “dijë” aspak.

16:16
Gjobitet Call Center-i dhe një lokal

Policia e Durrës ka gjobitur dy subjekte ditën e sotme. Subjekti i parë është një Call Center dhe është dënuar me 700 000 lekë.

16:09
​BE kufizon eksportin e pajisjeve medicinale

Bashkimi Evropian ka kufizuar eksportimin e pajisjeve medicinale në vendet e treta për të siguruar sasi të mjaftueshme për sistemet shëndetësore të vendeve të saja anëtare

16:08
Autobusi nga Italia me destinacion Kosovën kthehet mbrapa në Kroaci

Institucionet e Kosovës kanë ndaluar një autobus me udhëtarë të cilët ishin nisur nga Italia për në Kosovë.

16:05
Isa Mustafa kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që sa më parë të shpallet gjendja e jashtëzakonshme si masë parandalimi ndaj përhapjes së koronavirusit të ri.

16:04
Pas postimit të Ramës, reagon PD: Hedh ndonjë batutë të lodhur nga vila 2 milionë euro në Surrel

Pas ironisë në Twitter të kryeministrit Edi Rama ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha lidhur me masat e propozuara nga ky i fundit, ka ardhur një kundërpërgjigje nga ana e PD-së, përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

16:03
Vajza i tregon gjyshit unazën e fejesës nga dritarja e azilit sepse nuk mund të hyjë prej koronavirusit

Një vajzë e re që kërkonte të ndante me gjyshin e saj lajmin e gëzueshëm të fejesës është detyruar ta bëjë këtë nga ana e jashtme e dritares së shtëpisë së azilit ku ai banon.

16:03
Pandemia e koronavirusit, Maqedonia e Veriut anulon zgjedhjet

Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur të anulojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të parapara për 12 prill.

16:01
BE-ja e gatshme të ndihmojë Ballkanin perëndimor për koronavirusin!

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një bisede me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehu gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur rajonin në trajtimin e situatës së koronavirusit.

15:47
Çmimet me pakicë u rritën/ Në tregjet e Tiranës, agrumet më të shtrenjta

Ndodhemi në një nga pikat e tregtimit me pakicë të fruta-perimeve, në Tiranë. Situata është e tillë.

15:43
Të moshuarit në shtëpi/ Por kërkojnë ndihmë për ushqimet dhe shërbimet

Të moshuarit duhet të qëndrojnë ne shtëpi si grupmosha më e rrezikuar në këtë kohë pandemie të virusit Covid 19.

15:38
Imazhet shokuese nga Florida tregojnë njerëz që mbushin plazhet duke refuzuar udhëzimet e koronavirusit

Plazhi Clearwater Beach, në Florida, ishte i mbushur me vizitorë që mesa duket nuk i kanë vënë mend udhëzimeve për ruajtjen e distancës shoqërore si pjesë e përpjekjeve për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

15:37
Pensioni në shtëpi/ 190 mijë pensionistë ende nuk janë paguar, paratë do i dërgojë posta

190 mijë pensionist nuk e kanë marrë ende pensionin, port ë moshuarit të cilët për shkak të Covid19 janë të detyruara të qëndrojnë në karantinë nuk duhet të shqetësohen për pensionin e tyre, pasi një postier nga posta shqiptare do ua dërgojë në shtëpi.

15:37
“Faleminderit që më shkruani nga Italia”/ Rama: Foluni të afërmve këtu në Shqipëri, s’e kanë kuptuar që jemi në luftë

Përmes një postimi të radhës në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka falenderuar të gjithë atë që i shkruajnë nga Italia, duke u kërkuar të ndajnë eksperiencën e tyre të errët me miqtë dhe të afërmit këtu në Shqipëri, duke u treguar kështu, se gjendemi në një luftë, atë ndaj koronavirusit.

15:26
Për të patur rezerva/ Greqia pezullon shumicën e testeve ndaj Covid-19, Mitsotakis apel qytetarëve

Burime të besueshme për Top Channel-in në Athinë deklaruan para pak minutash se numri i të prekurve me Covid-19 mund të jetë shumë herë më i madh se 352, i cili është numri zyrtar, pasi me urdhër të ministrit të Shëndetësisë janë pezulluar shumica e testeve që iu bëhen pacientëve të dyshuar me Covid-19, pasi rezervat e tamponeve pothuajse janë ezuruar, ndaj dhe testet bëhen vetem më selektim të rastësishëm, çka bën që të mos evidentohen të gjuthë të prekurit, por vetëm një pjesë e tyre.

15:24
Rrugët mbushen me njerëz/ Disa të penalizuar me shkeljen e ndalim qarkullimit

Njerëzit janë dyndur sot rrugëve në qytetet e vendit.

15:18
Shqiptarët që mbetën jashtë/ Ministria e Jashtme ndërton Task Force për t’i ndihmuar

Mbyllja e kufijve tokësor të Shqipërisë dhe ndërprerja e fluturimeve nga disa kompani ajrore ka bërë që shumë shqiptarë të bllokohen në pika të ndryshme kufitare apo edhe aeroporte.

15:15
Gjermani, vidhen 50 mijë maska mbrojtëse në një spital

Pothuajse 50 mijë maska mbrojtëse për fytyrën janë vjedhur nga një depo spitalore në qytetin e Këlnit në veriperëndim të Gjermanisë

15:12
Ministria e Jashtme greke: Shtetasit që duan të kthehen në vend do futen për 14 ditë në karantinë

Ministria e Jashtme greke u ka bërë apel shtetasve të saj të shmangin sa më shumë udhëtimet dhe të mos udhëtojnë në vendet që kanë mbyllur kufirin.

15:07
Gjoba e parë për karantinë/ Njerëzit në radhë edhe për autorizime, ndërhyn policia

Shumë qytetarë, të cilët kanë qëndruar sërish në radhë para policisë së shtetit janë shpërndarë nga uniformat blu, të cilat nuk lejojnë tubime të tilla.

15:00
Shkolla private në Korçë/ Mësuesi me Covid-19 është shtetas grek, dha mësim para se të testohej

Përmes një njoftimi të bërë publik ditën e sotme, shkolla greke jopublike “Omiros” në Korçë, i njoftoi prindërit se një nga mësuesit e këtij stafi ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

14:57
Koronavirusi mbylli biznesin/ Turizmi, biznesi i vogël dhe shërbimet janë të gjunjëzuar

Besnik Vathi zotëron një agjenci udhëtimesh, e cila ushtron aktivitet prej shumë vitesh. Por për herë të parë, biznesi i tij ka mbyllur qepenat.

14:54
Francë, formular për të dalë nga shtëpia

Nga “moskokëcarja” në masa ekstreme: në Francë, formular edhe për të dalë nga shtëpia!

14:50
Një qytetar fton botën të praktikojë ritet fetare për të shpëtuar nga koronavirusi

Në këtë periudhe kritike jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë botë që është në luftë me koronavirusin, një qytetar po bën thirrje që të bëhen lutje dhe njerëzit të ndahen nga frika dhe mendimet negative. Sipas Fatmir Muqollit, e vetmja mënyrë që civilizimi të shpëtojë në këtë kohë pandemie është që të luten dhe të praktikohen ritet fetare, të të gjitha besimeve.

14:46
Kompania që po punon për vaksinën kundër koronavirusit përgënjeshtron pohimet se do të shitet tek amerikanët

Ndërmarrja bio-farmaceutike gjermane CureVac, e cila ka ndërmarrë hapa për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit, ka demantuar mediat vendore se qeveria amerikane dëshiron ta blejë atë.

14:46
Irani paralajmëron se koronavirusi mund të vrasë “miliona”

Televizioni shtetëror i Iranit paralajmëroi se shpërthimi i koronavirusit në këtë vend mund të vrasë “miliona” njerëz, nëse publiku i injoron masat shëndetësore.

14:42
Miliarderi kinez dhuron 20.000 teste, 100.000 maska dhe 1.000 kostume mbrojtëse për Afrikën

Miliarderi kinez dhe bashkëthemeluesi i “Alibaba”, Jack Ma, është zotuar të dhurojë 20,000 teste, 100,000 maska ​​dhe 1.000 kostume mbrojtëse për secilin vend afrikan për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit.

14:39
Radhë në banka/ Qytetari-policit: Na dërgojnë mesazh që po si paguat kreditë do na pezullojnë llogaritë

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë drejtuar bankave sot.

14:39
​Kujdes nga ‘peshkimi’ në internet me koronavirus

‘Peshkimi’ është një emër i zakonshëm për faqet mashtruese që vijnë me informacione konfidenciale, siç janë numrat e kartave të kreditit, informacioni i përdoruesit, fjalëkalimet dhe më shumë.

14:38
“S’është 7×7=42 kjo punë”/ Këstet e kredive, Rama: Sot do firmosim me Guvernatorin dokumentin e përbashkët

Në një tjetër postim në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka cekur problemin e qytetarëve me bankat, duke deklaruar se sot, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë do të firmosin një dokument të përbashkët për sistemin bankar, në lidhje me këstet e kredive.

14:32
Covid 19, Kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali mesazh qytetarëve: Rrini në shtëpi, bashkë do ja dalim

Pas vendosjes së masave shtërnguese nga qeveria bashkitë e vendit janë angazhuar për respektimin e masave ndaluese në lëvizjen e njerëzve dhe qarkullimin e mjeteve të paautorizuara me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

14:27
Shpërndarja e pensioneve/ Posta Shqiptare në Tiranë vë në dispozicion edhe 4 numra të tjerë telefoni

Me qëllim menaxhimin e fluksit të telefonatave të ardhura për shpërndarjen e pensioneve në adresë, si dhe për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari, Posta Shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Qarkut Tiranë edhe 4 numra të tjerë telefoni.

14:22
Afro 500 të vdekur nga koronavirusi në Spanjë, 200 viktima brenda ditës

200 vdekje të reja. Nga 309 të vdekur që ishin të hënën, sot u shënuan 491 ndërsa vendi është kthyer shumë shpejt në fokusin e epidemisë. Numri i rasteve të konfirmuara kapërceu nga 2000 në 11,178, e si pjesë e masave të dëshpëruara për të frenuar epideminë, Spanja mbylli kufijtë dhe ka mbajtur në fuqi izolimin e pjesshëm të 47 milionë banorëve të saj.

14:18
Covid-19/ KLP pezullon punën në institucion, vendime qarkulluese për caktimin e përkohshëm të 4 prokurorëve

Duke marr shkak nga situata e krijuar nga përhapja e pandemisë botërore të shkaktuar nga Covid-19 si dhe në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së këtij virusi në vend, Këshilli i Lartë i Prokurorisë me qëllim mbrojtjen e shëndetit të anëtarëve dhe personelit të administratës të tij, vendosi të pezullojë ushtrimin e veprimtarisë në ambjentet e punës dhe zhvillimin e seancave plenare me praninë e vëzhguesve të akredituar dhe përfaqesuesëve të medias.

14:15
Guvernatori i Venetos merr vendimin e fortë: Do t`i bëjmë tamponin të gjithëve, kostoja s’më intereson!

Guvernatori i Venetos, Luca Zaia ka marrë një vendim ekstrem në vazhdën e përpjekjeve për të frenimin e koronavirusit.

14:12
CNN: Recesioni global prej koronavirusit po fillon!

Me restorante, dyqane, linja ajrore dhe fabrika të mbyllura në mbarë botën, ekonomistët po paralajmërojnë se recesioni global nuk është thjesht një frikë.

14:04
Federata Norvegjeze e zbulon para UEFA-s: Europiani shtyhet për vitin e ardhshëm

Federata Norvegjeze e Futbollit ka zbuluar para kohe vendimin e UEFA-s, të marrë nga video-konferenca me të 55 shtetet anëtare të organizatës drejtuese të futbollit Europian, në lidhje me shtyrjen e Kampionatit Europian 2020.

13:59
Kosova në përpjekje të fillojë mësimin online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Qeverinë e Kosovës është duke bërë përpjekje për të filluar mësimin online, pas gjendjes së krijuar nga përhapja e koronavirusit të ri.