Grupi shkodran “Pranvera 72”, publikohet kënga në anglisht e 48 viteve më parë (video)

07/09/2020 08:49

Shkodra, një fidanishte e pashterrshme e talenteve të artit e muzikës në Shkodër.

“Prova” më e fundit, “zbulimi” i një kënge në anglisht, të cilën një grup të rinjsh shkodran e regjistroi në vitin 1972, plot 48 vite më parë. Ka qenë artisti i mirënjohur Albert (Bert) Naraçi që e ka bërë publike për kënaqësinë e të gjithëve, në faqen e tij në Facebook.

“Grupi PRANVERA 72 para 48 Vjeteve.

Klaudia Shllaku, Viola Duka, Albert Naraçi, Çesk Marashi, Nikolin Kurti. Regjistruar në 1972 dhe rekuperuar audio falë një rastësie të mrekullueshme.

Mund të jetë ndër të vetmet këngë të kënduara Anglisht në 1972″, shkruan Naraçi në postimin e tij, i cili është shoqëruar nga shumë komente të miqve dhe të njohurve të antarëve të këtij grupi por edhe amatorëve të muzikës. Për kënaqësinë e të gjithëve, mund ta dëgjoni duke klikuar më sipër. /ShkodraWeb Media/

Top Channel