Koronavirusi, si është situata në Afrikën e Jugut?

07/09/2020 10:13

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus (COVID-19) në Afrikën e Jugut ka shkuar në mbi 638 mijë, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.

Ministria tha se 100 persona të tjerë vdiqën nga virusi, duke e çuar numrin e të vdekurve në 14.889, ndërsa numri i të shëruarve është rritur në 563.891.

Afrika e Jugut tani është zhvendosur në vendin e shtatë në gjithë botën për sa i përket numrit të rasteve, pasi Peruja dhe Kolumbia e tejkaluan atë. Virusi ka marrë jetën e më shumë se 882 mijë personave në mbarë botën që prej shfaqjes në dhjetor në Wuhan të Kinës.

SHBA, Brazili, India dhe Rusia janë aktualisht vendet më të goditura.

Top Channel