Tentoi të hidhej nga kati i 12-të në Selanik/ MEPJ: Emigranti ndodhet në Polici, po ndjekim situatën

06/09/2020 20:41

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik vjen me një reagim pas lajmit se një shtetas shqiptar në Selanik tentoi ti jap fund jetës.

Shtetasi shqiptar qëndronte gjysmë i zhveshur  në një ndërtesë 12-katëshe në Selanik  dhe kërcënonte se do të hidhej.

Forca të forta policie kanë nxituar në vend, si dhe një brigadë e Brigadës së Zjarrfikësve dhe EKAB.

Burri i tha policisë se nuk ka dokumente qëndrimi në vend, s’ka para dhe jeton në një kasolle. Ai gjithashtu tha se djali i tij po kryen shërbimin e tij ushtarak në Evros.

Në njoftimin e Konsullatës thuhet se Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka takuar vetë emigrantin i cili ndodhet në Rajonin e Policisë së qytetit.

Po ashtu konsulli është takuar me vajzën e tij dhe po ndiqet situata për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë për të ndihmuar emigrantin shqiptar.

Njoftimi nga MEPJ:

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Selanik sapo mori dijeni për ngjarjen e ndodhur gjatë pasdites së sotme të një shtetasi shqiptar me banim në Lagkada, i cili ka tentuar t’i japë fund jetës së tij për motive personale, është vënë në kontakt menjëherë me drejtuesit e Rajonit Qendror të Policisë në Selanik si dhe është takuar tanimë edhe me vetë shtetasin, i cili ndodhet aktualisht në këtë rajon.

Konsullata është lidhur menjëherë edhe me familjarët e shtetasit dhe aktualisht, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Selanik është në takim me vajzën e shtetasit duke ndjekur situatën në vijimësi për të gjetur mundësinë e zgjidhjes sa më parë, në ndihmë të shtetasit shqiptar.

 

Lexo edhe këtë:https://top-channel.tv/2020/09/06/gjysme-i-zhveshur-shqiptari-kercenon-se-do-hidhet-nga-ndertesa-12-kateshe-ne-selanik/

Top Channel