Thaçi: Të gjithë e panë! Nuk kishte thika, harta e ndarje në Shtëpinë e Bardhë. Vijojmë dialogun deri në njohjen nga Serbia

07/09/2020 11:34

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi në një konferencë për mediat tha se marrëveshja e Kosovës me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë ishte një hap shumë i madh përpara në procesin e dialogut me Serbinë.

Ai tha gjithashtu se ranë poshtë të gjitha ato zëra që folën për thika, harta e ndarje të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë.

“Hasëm në akuza pengesa konspiracione nga shumë në marrëveshjen me shtëpinë e bardhë, por u pa se këto ishin të rrejshme dhe paragjykuese.

Projektet që do bëhen, vendet e punës, sikurse dhe fati i personave të pagjetura kanë qenë synimi ynë.

Dëshmia më e mirë e kësaj është zotimi që ka marrë Kosova në këtë luftë, synimi është paqja dhe stabiliteti në rajon.
Shprehim konsideratën maksimale për Trump që konkretizoi atë se çfarë pritet të mbarojë më njohjen reciproke nga Serbia.

Kjo nuk do të ndodhte pa angazhimin e Grenell, Ne besojmë në vizionin e SHBA, besimi ynë tek ata ka sjellë vetëm përfitime, tashmë mbesim të angazhuar për të vazhduar dialogun për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje të tyre. Por na duhet mbështetja e Uashingtonit, gjithashtu duhet unitet i politikës kosovare.

Kam besim që do të vazhdojmë kështu. Miqësia dhe besimi me Amerikën do jetë i përjetshëm.

Formalizimi i marrëveshjes në Uashington ishte një përpjekje afatgjate , tashmë duhet të punojmë nga afër.

U pa se nuk ka patur thika në shtëpi të bardë, harta, as ndarje, por ka respektim të Kosovës e fuqizim të shtetit tonë, ata që kanë hedhur akuza të kërkojnë falje, mund të ecim para vetëm me politikë demokratike.

Mos të humbasim më kohë. Pra formalizimi i marrëveshjes është produkt i një procesi të vështirë të gjatë, por i udhëhequr nga Amerika. Kosova mund të ketë sukses me lidershipin e SHBA, unë kësaj i besoj.

Tani ku mbetën ato akuza, gënjeshtra, për thika e harta në shtëpinë e bardhë, asgjë nuk do ecë me tej pa unitet politik”, tha ai.

Top Channel