Çaste tmerri/ Merr flakë motori i aeroplanit, piloti bën ulje emergjente në Honolulu (VIDEO)

07/09/2020 10:44

Fill pasi motori i aeroplanit u përfshi nga flakët, aeroplani i aviokompanisë Atlas Air u detyrua të bënte ulje emergjente teksa po fluturonte mbi Honolulu.

Ngjarja në fjalë ndodhi të shtunën, pasi aeroplani ishte ngritur nga një bazë ushtarake Hickman në Honolulu të Havait – që për destinacion kishte Guamin-in.

Pamjet e filmuara me aparatë celularë shfaqin pasagjerët e tmerruar brenda aeroplanit. Një video tjetër, realizuar nga banorët e Honolulus tregon aeroplanin teksa fluturon mbi aeroportin ndërkombëtar Daniel K. Inouye, rreth tre milje larg qytetit.

“Oh Zot, a do të përplaset. E patë zjarrin duke dalë nga motori”, dëgjohet të thuhet në video.

Ndërkohë, piloti kërkoi menjëherë ulje emergjente, dhe për fat të mirë asnjëri nga 212 pasagjerët që ishin në aeroplan nuk pësoi ndonjë lëndim.


Top Channel