Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur arrogant kryeministrin Avdullah Hoti.

Kjo deklaratë e kryeparlamentares erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Hotit i cili tha se Osmani çdo herë e ka pasur gabim.

“Zotëri Hoti nuk e di çka flet, kjo qasje arrogante e tij është për të ardhur keq për një kryeministër vendi dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj prapë kanë ardhur aty ku kam qenë unë. Shembull, kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijnë por do të jetë tepër vonë për dëmin që ia kanë bërë duke shkelur vullnetin qytetar”, ka thënë Osmani.

Top Channel