Pasioni për motorin “Ducati”/ 15 persona të profesioneve të ndryshme krijojnë klubin e tyre

06/09/2020 20:03

Nje grup prej 15 personash me profesione te ndryshme bëhen bashke cdo pasdite ne kete garazh per shkak te dashurisë se tyre te madhe per motorin Ducati. Ata pretendojnë se janë te vetmit qe gezojne nje motor te tille dhe tregojnë dhe kjo dashuri vjen fal zhurmes se tij.

Si lindi ideja e krijimit te grupit Ducati?

Ka lindur shume vite me pare nga nje kushëri i imi i cili sot nuk jeton me nga nje aksident po me kete motor, dhe e kemi mbajtur fal tij gjalle linjen e Ducatit.

Me pare kemi rregulluar vespa poshte shtepise me mjete primitive kemi arritur tani deri ketu ku jemi.

Ketu mikpritesh vetem nese ke nje motor Ducati?

Kjo eshte e vecanta qe duhet patjeter te kesh nje motor te kesaj marke. Nese ti blen nje Ducati je automatikisht pjese e grupit tone.

Disa jane inxhiniere dikush eshte doktor, dikush polic, une vete jam mekanik motorrash punoj per motor te markave te tjera por pastaj pasditeve eshte gjeja jone kur mblidhemi rrime sebashku merremi me motorret e secilit pa asnje pagese, eshte cdo gje per qejf.

Ketu nuk duan te dijne fare qe ekzistojne motorre te tjere. Une jam fans i te gjitha markave,por ketu gjeta nje grup shume te bukur djemsh nje grup qe ne 2020 nuk para e gjen. jane te gjithe shok dhe miq pa asnje lloj interesi, jane te rralla keto ne ditet sot.

Pse preferoni Ducatin, pse per ju eshte ky motorr me i miri dhe jo Honda?

Honda s behet fjale njehere, Ducati eshte pasion tjeter ka kenaqesi tjeter ne dhenjen e gazit shpejtesia fuqia qe ka. Eshte e veshtire ta mbash nje ducati zakonisht. Shumica e njerzve qe e marrin thone, jo nuk ben se une nuk i jap dot.

Ashtu si Erjoni qe u be pjese e klubit Ducati ne Shqipërie, cdo kush qe gezon nje motorr te tille mund ti bashkohet pasionit te tyre, qe nuk u ndal as kur njeri prej tyre mes shpejtesise dhe adrenalines u nda nga jeta, perkundrazi dashuria u rrit dhe endrrat tani jane me te medha.

Top Channel