Hodhi shtëpinë në erë për një mizë! Çfarë ndodhi në lagjen e një qyteti francez

07/09/2020 09:27

Të djegësh shtëpinë për një mizë; kjo ngjarje e pazakontë ndodhi në Francë ku një burrë shkatërroi gjysmën e shtëpisë.

80-vjeçari ishte ulur për të ngrënë drekë, por gjatë gjithë kohës e shqetësonte një mizë që endej rreth tryezës.

Kështu që i moshuari u ngrit dhe nisi ta ndiqte mizën me një vrasëse elektrike, në një kohë kur nga kuzhina po rridhte gaz. Vrasësja elektrike ra në kontakt me gazin dhe kaq u desh për të shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, shpërthim që shkatërroi kuzhinën dhe një pjesë tjetër të shtëpisë.

Për fat të mirë i moshuari shpëtoi me disa djegie të lehta. Aktualisht ai ndodhet te të afërmit e tij, ndërkohë që shtëpia në qytetin Dordogne po riparohet.

Top Channel