Maliq/ Arrestohet grabitësi i dyqanit, tenton të largohet nga komisariati

07/09/2020 11:39

Ka rënë në pranga shtetasi S.L i cili dyshohet së ka vjedhur dyqanin e një personi në Sheqeras të Maliqit para pak ditësh.

Ky shtetas banues i këtij fshati ishte dënuar edhe më parë për vepren penale “ Vjedhje”.
Sipas forcave blu 31-vjeçari ka tentuar të largohet nga Komisariati i Korçës por është kapur dhe prangosur menjëherë.

Njoftimi i Policisë:
Maliq/ Vodhi dyqanin e një shtetasi në fshatin Sheqeras dhe kanosi nga telefoni vajzën e pronarit të dyqanit, vihet në pranga nga policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq (i dënuar më parë disa herë për veprën penale “Vjedhja”).

Shtetasi i mësipërm më datë 30.08.2020, ka vjedhur në dyqanin e shtetasit V. Q., në fshatin Sheqeras, artikuj të ndryshëm ushqimorë dhe paketa cigare në vlerën 20.000 lekë, si dhe ka kanosur nëpërmjet telefonit vajzën e pronarit të dyqanit.

Gjithashtu 31-vjeçari, në momentin që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit Korçë ka tentuar të largohet, por u kap menjëherë dhe u prangos nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Vjedhja”, “Kanosja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, mbetur në tentativë”.

Top Channel