Video/ Numri 1 në botë Djokovic përjashtohet nga US Open, goditi padashje gjyqtaren

07/09/2020 09:19

Novak Djokovic ka kërkuar falje për goditjen e një gjyqtare në US Open.

Numri një në botë Djokovic, u skualifikua nga ndeshja e tij në raundin e katërt kundër Pablo Carreno Busta për shkak të incidentit.

Serbi nxori një top nga xhepi dhe e goditi pas tij, duke e goditur gruan në fyt.

“E gjithë kjo situatë më ka lënë vërtet të trishtuar”, tha Djokovic.

“Më vjen jashtëzakonisht keq që i kam shkaktuar një stres kaq të madh. Kaq të padëshiruar. Kaq gabim. Nuk po e zbuloj emrin e saj për të respektuar privatësinë e saj.”

Top Channel