Një makinë është djegur mëngjesin e sotëm në qytetin e Tepelenës. Automjeti tip “ Volsvagen” në pronësi të një shtetasi italian ka marrë flakë rreth orës 02:00.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë dhe shërbimit zjarrfikës është bërë e mundur shuarja e zjarrit.

Forcat blu kanë ngritur menjëherë grupin e punës që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel