Pak ditë më parë, Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjete sociale, ku dhe zbuloi emrin e vogëlushit, Amar. Ndërsa bëri një dedikim të ëmbël për ardhjen në jetë të vogëlushit, Gixhari zbuloi edhe një detaj interesant.

“Djali ynë erdhi në jetë me 21/8/2020 kjo ishte një surprizë kaq e bukur për ne, pasi kjo datë përmban datën e lindjes së babit të tij 21 dhe datën e lindjes sime 8.”, shkroi aktorja.

Ndërkohë, ditën e djeshme Olta ndau një tjetër foto të ëmbël për të birin. Teksa pozonte me të voglin e saj në krah, Gixhari ka zbuluar gjithashtu edhe dhuratën e veçantë që i ka bërë atij.

“Shalli i tij i parë duhet të jetë special. Ai është princi im, kështu që zgjodha për të shallin mbretëror nga @ghhurt. Dua ta mbaj përgjithmonë si shallin e tij të parë dhe do ta vendos në një kornizë”, ka shkruar Olta.

Top Channel