Kosova e pëson që në start, Greqia kalon në avantazh me Limnios

06/09/2020 21:03

Nuk kanë kaluar as pak minuta lojë dhe përfaqësuesja helene ka shënuar në portën e Ujkanit.

Dimitris Limnios ka shënuar për epërsinë mysafire në “Fadil Vokrri” prej 1:0.

“Dardanët” luajnë sonte njërën nga ndeshjet më të vështira në grupin e tretë të Ligës së Kombeve. Kundërshtar i të përzgjedhurve të Bernard Challandes është Greqia, ish-kampion i Evropës në futboll.

Greqia barazoi në ndeshjen e saj të parë në grupin C3 kundër Sllovenisë.

Grekët kanë regjistruar katër fitore, katër humbje dhe dy barazime në 10 ndeshjet e fundit, ndërkohë që dardanët nxorën një barazim 1:1 si mysafir kundër Moldavisë.

Top Channel