Analisti Milaim Zeka teksa ishte i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ka folur rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi të arritur në Washington, duke thënë se ishte një marrëveshje historike në favor të Kosovës.

Ndërkohë duke folur për ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, analisti Zeka ka thënë se ai i përngjan diktatorit shqiptarë, Enver Hoxha. Sipas Zekës, Albin Kurti është antiperëndimor për shkak të reagimit që ai bëri për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë ku thoshte se për Kosovën ishte dëm, turp dhe rrezik.

“Enver Hoxha për 50 vite çka e ka rrejt popullin shqiptar duke thënë se rrezikohet nga imperializmi anglez dhe amerikan. Albin Kurti ia ka kaluar në gatimin e  gënjeshtrave në raport me Be dhe sidomos SHBA. Ai është krijesë e kategorisë së Fidel Kastros e atyre marksist lelinistëve ultra ekstremist të cilët shtojnë vetëm zi e terr në raport me perëndimin dhe SHBA. I pari që ka premtu dalje në detin Adriatik të Serbisë ka qenë ish ministri i punëve të Jashtme të Albin Kurtit, Blerim Reka. Premtim me aprovimin e Albin Kurtit, por që pastaj u ngrit pluhur i madh në politikën e Kosovës. Edhe ata opozitarë të tjerë.” tha Zeka.

Top Channel