“Marrëveshja do të nënshkruhet brenda 48 orësh”, Trump për Memorandumin e Mirëkuptimit: Akoma nuk e kemi caktuar vendin 17/06 23:01
Një rritje shqetësuese në rastet e COVID-19 ka detyruar qeverinë daneze të pakësojë numrin e personave të lejuar në tubimet publike në Kopenhagën dhe 16 komuna përreth saj.
“Rritja e rasteve është shqetësuese dhe Danimarka po shkon në drejtimin e gabuar”, tha ministri i Shëndetësisë, Magnus Heunicke.
“Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, në vend të orës 2 të mëngjesit dhe masat do të jenë në fuqi deri më 22 shtator”, shtoi ai.
Danimarka regjistroi sot 230 raste të reja në 24 orët e fundit, hera e parë që nga fundi i prillit.
Top Channel