Amerikanët s’janë si shqiptarët që shkatërrojnë gjithçka kur vijnë në pushtet”, Thaçi: Jam konsultuar me Clinton&Bush për situatën aktuale

07/09/2020 21:53

Presidenti Hashim Thaçi i ftuar sonte në “Open” ka folur rreth marrëveshjes së firmosur më 4 shtator në zyrën Ovale të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ka marrë një vëmendje të madhe në debatet politike edhe në Shqipëri.

Në fjalën e tij Presidenti shprehet se është konsultuar edhe me ish Presidentin Bush, po ashtu edhe me ish Presidentin Clinton dhe kanë punuar shumë për situatën aktuale.

“Amerikanët nuk janë si ne shqiptarët që të shkatërrojnë gjithçka kur vijnë në pushtet”, shton më tej Thaçi.

Thaçi: Kandidati për President(Joe Biden) e njeh Kosovën shumë mirë. Unë kam qenë i konsultuar edhe me ish Presidentin Bush që e kam takuar në shtëpinë e tij, edhe me ish presidentin Clinton. Kemi punuar shumë për situatën aktuale. Kosova nuk lodhet me raporte administrimi. Amerikanët nuk janë si ne shqiptarët që të shkatërrojnë gjithçka kur vijnë në pushtet.

Top Channel