“S’e mbuloj dot, sado mundohem, del në pah”- E çuditshme, moderatorja bukuroshe tregon se nga fiziku s’i pëlqen…

07/09/2020 18:15

Moderatoret bukuroshe, mikesha të ngushta, Blerona Zeqiri dhe Arbnora Ademaj, ishin të ftuara sot në emisionin “Ftesë në Pesë” në “TopChannel” me Bieta Sulon.

Ata kanë folur për miqësinë e tyre, ndërsa Blerona Zeqiri ka treguar edhe ndërhyrjen në stomak që ka bërë për t’u dobësuar.

“Kam bërë një ndërhyrje në stomak që e kam fituar prej vitesh, faza e adoleshencës, rritja, fillova të mos e kontrolloj ushqimin. Nuk e kam pasur shuam problem, por erdhi një moment pastaj dhe doja ta shihja veten në formë si tani. Ditën e parë pas ndërhyrjes e kam si të turbulltut dhe pas ndërhyrjes i kam thënë Arbnorës nuk paska qenë aq e lehtë, se gjithmonë më thoshte është shumë e lehtë”, tha ajo.

E pyetur se çfarë nuk i pëlqen nga fiziku i saj, brunja bukuroshe u shpreh se çuditërisht nuk i pëlqen gjoksi.

“Gjoksi, ende e kam, e kam të pamundur ta mbuloj, se sado që mundesha ai dilte në pah, por edhe sot e kam problem”, shtoi ajo.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel