“Liqeni im” hap Tiff/ Filmi i Gjergj Xhuvanit nis edicionin e 18 të festivalit

07/09/2020 20:20

Tiff erdhi në edicionin e 18. Një histori suksesi prej pak vitesh edhe pjesë e ISCAR Qualifying, por jetojmë në kohën e corona virusit dhe gjithcka do t’i përshtatet ritmit të nje bote të re.

Prandaj edhe TIFF si shumë festivale të tjerë në botë do të zhvillohet online.

Agron Domi, drejtor i TIFF: Jemi të detyruar të kalojmë online, sic kane bërë te gjithë festivalet e thera, me përjashtimin qe do të kemi dy shqafe speciale, në hapje dhe mbyllje të TIFF.

Filmi i hapjes do të jetë “Liqeni Im” i Gjergj Xhuvanit, si homazh për mikun dhe kolegun tonë. Filmi i mbylljes do të jetë Willow, i të mirënjohurit Micho Manchevski, nje prodhin i Banana Film dhr Tirana Film Institute.
Si ka qenë ketë vit përzgjedhja?

Konstatoj këtë vit kualitet shume te larta në filmin e shkurter, por kemi dokumentarë shumë të mirë. Programet e tjera janë klasike. Në konpeticion kemi ndarjen e Fiction dhe Short. E kemi filmuar qe vjet dhe kete vit do të vazhdojme me EFA Short Tour.

Ju jeni bërë anëtar i European Film Academy. Si ndodhi?

Pas dërgimit të ftesës së tyre arrita të bëhem pjesë e ketij Grupi profesionistësh, te cilët vendosin për cmimet më të mira të filmit europian

Top Channel