“O shqipe që fluturoni me zarzavate”/ Rama përplaset me Gjuzin: Mos ha karremin e Metës o shqipe…

07/09/2020 18:47

Sesioni i parë parlamentar është shoqëruar me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të opozitën parlamentare, Kujtim Gjuzi.

Nga foltorja e Kuvendit kreu i qeverisë i drejtohet deputetit Kujtim Gjuzi me fjalën “lartmadhni” duke i thënë “mos ha karremin e Saliut, Lulit, Ilirit dhe Monikës”.

Rama i quajti “trupeshq” ata që besojnë se qeveria e tij po negocion që Greqia të zgjerohet me 12 milje në det.

Rama: Naltmadhni unë nuk fus njerëz në burg, partia demokratike nuk fut njeri në burg, që të fusësh në burg duhet të jesh ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem partie shtet, unë nuk jam, ti je dhe në potencë do mbetesh, që të jemi të qartë. Ju kapni ca të kapni për sa kohë të keni trupeshq që e han karremin tuaj, e Saliut, E Ilirit, e Lulit dhe të Monikës.

Gjuzi: Karremin e ha ti

Gjuzi: Futi në burg ata që firmosën

Rama: Detin dilni mbrojeni aty ku ka peshq që notojnë. Detin imagjinar, sa për detin e Shqipërisë, fjala e kryeministrit të Greqisë për t’u shtrirë në 12 milje nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Gjuzi: Me pusin e naftës…

Rama: Që ta dini ju, nuk ka mundësi fizike, hapësirë fizike, për të ushtruar të drejtën e 12 miljeve

Rama: O shqipe që fluturoni lart me perime dhe zarzavate, nuk ka negociata, o shqipe. Nuk ka marrëveshje o shqipe. Mos më ndërprit më se më je bërë si ai zhurmuesi i Jugosllavit. Mos u bëni qesharak.

Top Channel