Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj teksa mbante fjalën e tij në këshillin bashkiak u tregua i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për ata që kanë nevojë, duke qenë se flitet se ajo kuron Covid-19.

Ai ka ftuar dhe anëtarët e tjerë, që e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën e cila po konsiderohet si një formë kure.

“Do jem i pari nga Bashkia si kryetar që do dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj droje. Lipset solidaritet për ata që kanë droje që ta bëjnë këtë”, u shpreh Veliaj.

Top Channel