Vlorë, pylli përfshihet nga flakët/ Shkrumbohen pishat shumëvjeçare, në rrezik disa banesa

07/09/2020 14:44

Një zjarr ka rënë në fshatin e Poros në Vlorë.

Për Top Channel bëhet e ditur se flakët kanë nisur 30 minuta më parë duke shkrumbuar pisha shumëvjeçare. Po kështu janë vënë në rrezik disa banesa.

Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, që po përpiqen të normalizojnë situatën.

Top Channel