Cakaj telefonatë me Ministren Koreane Yoo Myung-Hee: Rritje e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit

08/09/2020 12:25

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë ditës së sotme zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Tregtisë të Republikës së Koresë së Jugut, Yoo Myung-Hee.

Diskutimi u përqendrua në nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçanërisht nëpërmjet disa projekteve konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit.

Gjithashtu, në një reagim në Facebook në lidhje me telefonatën e zhvilluar, Cakaj u shpreh se me Ministren Myung-hee biseduan hollësisht edhe për bashkëpunimin në disa organizata ndërkombëtare, me theks të veçantë Organizatën Botërore të Tregtisë.

“Tutje, Koreja e Jugut ofron mbështetjen e saj për synimin e Shqipërisë që të shërbejë si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së 2022-2023.” – përfundoi Cakaj.

Top Channel