I çonte të rinjtë luftëtarë për ISIS/ Arrest me burg për 40-vjeçaren, Lubjana Gjeçaj: Dua masë më të lehtë, kam fëmijë

08/09/2020 11:04

Lubjana Gjeçaj, e cila ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane të drejtësisë dhe u arrestua pak ditë më parë nga autoritet shqiptare, ka marrë masën arrest me burg, e dhënë nga gjyqtarja Vjollca Spahiu.

Mësohet se ajo ka thënë në gjykatë se: Jam dakord me avokatin, kam dashur ta kryej dënimin në Itali

Ndërsa avokati është shprehur: Do bëj kërkesë qe ky vendim të kryhet në Shqipëri.

Lubjana : Kërkoj një mase më të lehtë pasi kam fëmijë, tre vjeç dhe vjehrrën të sëmurë.

Lubjana Gjeçaj ka qenë emigrante në Itali dhe ka dyshime se aty ka qenë pjesë e një grupi radikal. Është identifikuar nga policia italiane se ajo ka qenë pjesë e këtij grupi.

Ajo akuzohet si pjesë e grupit që rekrutonte luftëtarë për shtetin islamik të ISIS-it që u godit nga autoritetet italiane në korrik të vitit 2015 me Operacionin ‘Martesa’.

Pas shumë muajsh hetime në një operacion të gjerë të shtrirë në disa qytete në Itali dhe në Lushnjë të Shqipërisë, u arrestuan 10 persona, nga të cilët 4 italianë, 5 shqiptarë dhe 1 kanadez.

Shqiptarët pjesë e këtij grupi janë Baki Çoku, Dritan Gjeçaj, Aldo Kobuzi, Arta Kakabuni dhe Lubjana Gjeçaj, sipas autoriteteve italiane ky grup kryente martesa mes të rinjve dhe i dërgonte ata në Turqi, dhe më pas në Siri për të luftuar për Shteti Islamik.

Top Channel