Durrës/ Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, akuzat

08/09/2020 09:24
Ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

G. P., 19 vjeç dhe E. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 07.09.2020, duke udhëtuar në drejtim të qytetit të Krujës, këta shtetas, kur janë ndaluar nga postblloku i Policisë Rrugore për shkak të një parakalimi të gabuar, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës shërbimet e Policisë dhe kanë thyer pasqyrat e mjetit të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan një flagrancë shtetasin G. V., 30 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasi H. V., (babai i shtetasit G. V.), banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së shtetasit G. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel