Ministria e Arsimit në pritje të rekomandimit nga Instituti i Shëndetit Publik për nisjen e vitit të ri shkollor

08/09/2020 11:54

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj është shprehur se përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor janë bërë, mirëpo presin rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë që të nxjerrin vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Ne presim, meqenëse ne jemi të përgatitur, edhe siç e dini ligji anti-Covid, MSH-ja dhe IKSHPK-ja kanë disa kompetenca shtesë, presim rekomandimin e tyre për të nxjerrë në vendimin për fillimin e vitit të ri shkollor”, deklaroi Likaj, gjatë vizitës së tij në disa shkolla në Shtimë.

Kurse kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj tha se janë të gatshëm të fillojnë mësimin me 14 shtator, por se për këtë vendos IKSHPK në bazë të situatës epidemiologjike.

Ai ka shtuar se në shkolla është shtuar mobilizimi, janë siguruar mjetet për dezinfektim, janë marrë masat e distancës në mes bankave.

Jasharaj shtoi se SBASHK-u do të jetë në mbështetje të MASH-it.

Top Channel