‘ADN-ja u mor nga dhëmballa e kufomës’/ Anila Hoxha tregon detaje nga vrasja e Eglantina Bucit, si u takua me të ëmën pas 23 vitesh

08/09/2020 21:51

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në emisionin “Open” ka folur lidhur me vrasjen e 23-vjeçares, Eglantina Buci. Në fjalën e saj, gazetarja ka bërë me dije se e vetmja që ka pranuar të japë ADN për të indentifikuar kufomën e gjetur në malin me gropa.

Sipas Hoxhës, e ëma e Eglantinës ishte kthyer në shtëpinë e saj të vajzërisë në fshatin Laknas dhe me të bijën kishte pasur kontakte vetëm kur ishte larguar nga shtëpia e të atit.

“Nafia jeton në Laknas dhe janë marrë të dhënat e dhëmballës së eshtrave të gjetura në vitin 2012 për t’i krahasuar me të sajat.  I penduari ka qenë bashkëpunëtor në një krim tjetër me Shkëlzën Bucin. Është kuptuar nëpërmjet përgjimeve se ka qenë dëshmitar i një vrasjeje. Dy shokët u paguan për vrasjen e aktorit Prela. Eglantina fillimisht fshihej tek xhaxhai. Por ka qëndruar 2 netë edhe tek e ëma. Kjo është ndarë me Faiku Bucin dhe Eglantinën e ka lënë 6 muajsh. Mesa duket i ati nuk i linte të kishin kontakte,”-tha gazetarja.

Top Channel