Tjetër goditje/ Shtyhen bisedimet Turqi-Greqi në selinë e NATO-s

08/09/2020 19:03

Ulja e Turqisë dhe Greqisë në tryezën e bisedimeve po duket një mision mjaft i vështirë. Diskutimet për “çtensionimin ushtarak” të njoftuara nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, javën e kaluar, janë shtyrë për ditën e enjte, ndërsa tensionet në Mesdheun Lindor vazhdojnë.

Qëllimi i nismës së vështirë të Stoltenbergut është të parandalohet një përshkallëzim I gjendjes tejet delicate në rajon nga incidente të tilla siç ishte përplasja muajin e kaluar mes anijeve luftarake greke dhe turke. Anijet luftarake po ndiqnin nga afër një mjet lundrues turk që eksploronte për naftë dhe gaz në ujërat e diskutueshme mesdhetare në perëndim të Qipros, operacion që Greqia e ka dënuar si të paligjshëm.

Delegacionet ushtarake të dy vendeve të NATO-s duhej të zhvillonin bisedime në selinë e aleancës në Bruksel të martën, pas një kontakti fillestar javën e kaluar, por burimet turke thanë se takimi është shtyrë. Kreu Ii diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu akuzoi Greqinë se është jo që është tërhequr nga një marrëveshje për të mbajtur bisedime teknike, në të cilat nuk do të flitej për mosmarrëveshjen themelore territoriale, por ku mund të diskutohej mbi krijimin e një linje të posaçme komunikimi ndërmjet ushtarakëve të të dyja vendeve dhe përdorimin e rregullt të kodit të sinjaleve detare.

“Nëse Greqia beson në vetvete, nëse ka guximin dhe i beson argumentit të saj, atëherë … le të vijë e të ulet në tryezë”, deklaroi Cavusoglu.

Top Channel