Pezullohet oficeri i filmuar duke kapur në grykë adoleshentin me ngjyrë në polici (video)

08/09/2020 16:50

Një oficer i bardhë policie në SHBA është pezulluar nga detyra pasi kishte kapur nga gryka për ta mëshuar pas murit një adoleshent afro-amerikan të arrestuar.

Oficeri Neil Pizzo u regjistrua teksa qëllonte me shuplakë 17 vjeçarin Terrance Devon Reed dhe e përplaste përtokë atë sepse  ‘erdhi me një shikim në sy’. Djali u dërgua në spital pasi Pizzo ishte regjistruar duke e rrëzuar përtokë në qendrën e shkelësve nën moshë në Sarasota. Pamjet tregonin gjithashtu se oficeri kishte mbajtur Terrance përtokë nga gryka për afro një minutë dhe në dukje po e mbyste.

Zhvillimi vjen në një kohë tensionesh të larta racore pas vdekjes së George Floyd në dorë të policisë së SHBA, i cili ishte regjistruar të thoshte ‘nuk marr dot frymë’ teksa një polic i bardhë i mëshonte me gju prapa zverkut.

 

Në regjistrim shihet Pizzo që afrohet shpejt te Terrance, e përplas pas muri dhe e qëllon me shuplaka. Terrance ishte arrestuar për mungesë respekti ndaj gjykatës, shkelje të lirisë me kusht dhe shitje drogash.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel