Ligji anti-shpifje do realizohet/ Edhe gazetarët pranojnë se ka një shtim të lajmeve të rreme

08/09/2020 15:51

“Fatmirësisht kemi një raport goxha ndihmues të Komisionit të Venecias dhe mbi atë Raport duhet të punojmë bashkërisht që të dalim në konkluzionin e duhur dhe ta kalojmë atë ligj në parlament një orë e më parë. Sepse, ndërkohë, shpifja po bën kërdinë përditë e përnatë”.

 

Ky deklarim i kryeministrit Rama tregon vendosmërinë e tij për ti dhënë Shqipërisë një ligj rregullator anti-shpifje,  përballë xhunglës së portaleve online prodhues kronik të shpifjeve. Aleksandër Cipa, Kreu i Unionit të Gazetarëve e pranon shtimin e prodhimit të shpifjes në mediat online.

 Ne e ndajmë shqetësimin për ndotjen e lartë etike që ekziston në mediat tona kryesisht në mediat e reja kryesisht në hapësirën virtuale në gjuhën shqipe. Ky është një shqetësim që i kemi kundërvënë propozimin për ngritjen e mekanizmave vetërregullues e ekzekutuese se ata na mungojnë ekzekutuese. Por nga ana tjetër kjo nuk duhet të përdoret si alibi prej ligjvënësve.

Projektligji i ri për mediat online me fokus frenimin e denigrimit të subjekteve në shkrime përmes shpifjes , ku do të reflektohen rekomandimet e komisionit të Venecias, është duke u hartuar nga një grup pune me deputetë të komisionit të ligjeve dhe medias. Një prej anëtarëve të grupit të punës i tha Top Channel, se drafti final do të jetë gati për konsultime publike në javët në vazhdim.

Tekst-Për projekt ligjin e parë votuar nga parlamenti, që ngjalli debate të forta, Komisioni Venecias dha disa rekomandime të cilat duhet të merren në konsideratë nga ligjvënësit ku përshihet:

1-Ngritja e një  organi  rregullues efektiv dhe i pavarur të vetë rregullimit që përfshin të gjithë aktorët e  komuniteti i mediave.

2-Ngritja e Këshillit të Ankesa por jo pjesë e  AMA.

3-Gjetja e një formule për depolitizimin e  AMA.

4- Ndryshimi masës së gjobës që varionte nga 100 mijë deri në 800 mijë lekë, konsideruar nga Venecia jashtëzakonisht problematike për lirinë e mediave.

5-Të sigurohet efektiviteti i zbatimit të ligjeve ekzistues dhe, veçanërisht, mjeteve juridike që luftojnë kundër shpifjes dhe gjuhës së urrejtjes.

Top Channel