Federata Angleze rreshtohet zyrtarisht krah UEFA-s! “Djepi i futbollit” refuzon shitjen e Kupës së Botës 31/07 00:30
Në “Stade de France” u zhvillua ndoshta sfida me spektakolare e mbrëmjes, mes vendasve të Francës dhe Kroacisë, që u ritakuan dy vite pas finales së botërorit.
“Gjelat”, në fakt, e fituan edhe këtë takim të Nations Leage me rezultatin 4-2, edhe pse pësuan të parët. Takimi u zhbllokua nga Lovren i Kroacisë, po në fundin e pjesës së parë barazoi Griezmann, ndërsa autogoli i Livakovic i dha avantazhin Francës.
Brekalo barazoi 2-2 në minutën e 55-të, por Upamecano dhe Giroud gjetën sërish rrjetën për vendasit, që pas këtij suksesi bashkëkryesojnë me pikë të plota me Portugalinë Grupin 3, por me golaverazh më të dobët se luzitanët.
Top Channel