Covid-19/ Krijohet roboti që të kujton për vendosjen e maskës si mrojtëse nga koronavirusi

09/09/2020 02:12

Inxhinierët në Francë kanë krijuar një robot i cili mund të zbulojë nëse njerëzit mbajnë maskë për t’u ruajtur nga koronavirusi dhe, nëse jo, u kujton atyre me mirësjellje që ta vendosin menjëherë.

Roboti i ri është një përmirësim i atij me emrin Pepper, 120 cm i gjatë, me tipare të ngjashme me njeriun, i cili tashmë funksionon në disa vende për të përshëndetur vizitorët nëpër dyqane, ekspozita dhe hapësira të tjera publike, thotë VOA.

Kamera e robotit skanon fytyrat e njerëzve që i afrohen, dhe nëse zbulon se gjysma e poshtme e fytyrës është e zbuluar, shqipton fjalët: “Duhet të vësh gjithmonë maskën”. Nëse e sheh që vizitori vendos maskën, roboti e falenderon. Ideja nuk është për të patur një polic robot, por për ta kujtuar tjetrin në mënyrë miqësore se maska duhet vënë. “Njerëz jemi.

Ndonjëherë e heqim kur zbresim nga autobusi dhe harrojmë ta vemë përsëri kur shkojmë në zyrë. Roboti të kujton”, thotë Jonathan Boiria, shefi i shitjeve për Europën në kompaninë SoftBank Robotics, krijuese e robotit Pepper.

Top Channel