Emri/ Rrotullohet disa herë me makinë, humb jetën tragjikisht 35-vjeçari shqiptar në Itali

08/09/2020 21:04

Një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në fushat e Castel Guelfo në zonën e Bolognese.

Saimir Hoxha, vdiq dje në mbrëmje në kabinën e një “Toyota Yaris” të marrë me qira. Përplasja e tmerrshme që nuk la rrugëdalje për 35 vjeçarin me origjinë shqiptare, me banim në zonën e Pisa-s, ndodhi rreth orës 7 pasdite përmes Medesano.

Nga rindërtimi i parë i asaj që ndodhi, bëhet me dije se shqiptari humbi kontrollin e automjetit pranë një kthesë mjaft të rrezikshme. Më pas, makina u rrotullua dhe rrëshqiti poshtë argjinaturës anësore. Më pas filloi të rrotullohej në fushë, mbase për tre herë. Përplasja, ishte vdekjeprurëse për Hoxhën.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e emergjencës, por për Saimir Hoxhën nuk mund të bëhej më asgjë. Në makinë me të, ishte edhe një 37 vjeçar shqiptar i cili u dërgua në spitalin e madh në Bolonjë jashtë rrezikut për jetën, shkruan gazeta Shqip. Për atë që ndodhi, shprehu keqardhje edhe kryebashkiaku i Castel Guelfo, Claudio Franceschi, i cili shkoi në vendin e aksidentit për të parë nga afër çfarë kishte ndodhur.

“Le të shprehim, në emrin tim dhe në emër të Administratës, ngushëllimet tona më të thella familjes së djalit. Ne jemi afër jush në tragjedinë tuaj”.

Top Channel