“Ishte groposur në sipërfaqe” – Gazetarja tregon në “Open” kush e gjeti skeletin e viktimës

08/09/2020 22:11

Pas 8 viteve janë nxjerrë dëshmi tronditëse të një krimi në familje të ndodhur në vitin 2012. Eglantina Buci u vra nga i ati dhe vëllai i saj.

Zv-kryeredaktorja e gazetës Panorama, Etleva Delia ka bërë një shkrim që kur u zbuluan eshtrat e saj. Sipas gazetares viktima është varrosur në sipërfaqe të Malit me Gropa dhe eshtrat e saj janë gjetur nga një gjahtar.

“Trupi i viktimës është varrosur në sipërfaqe dhe besohet se kafshët e egra kanë zhvendosur pjesë të skeletit të viktimës. Skeleti është gjetur fillimisht nga një gjahtar i cili ka njoftuar dhe policinë”- tha gazetarja Delia.

Top Channel