Politikani i njohur, Neritan Ceka dhe bashkëshortja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Burime të Gazetës “Shqip” bëjnë me dije se politikani dhe arkeologu ka pasur shqetësime prej nëntë ditësh, ndërsa ka refuzuar të shtrohet në spital.

Gjendja e tij dhe e bashkëshortes po ndiqet në kushtet e shtëpisë, ndërsa krahas trajtimit me medikamentet antiCovid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes. /SHQIP/

Top Channel