Rusia shpërndan vaksinën/ “Sputnik V” do të përdoret tek njerëzit. Putin dha garanci publike

09/09/2020 00:30

Pavarësisht skepticizmit që e rrethon, Rusia nisi shpërndarjen e grupit të parë të vaksinës së saj anti-Covid, Sputnik te civilët.

Sipas ministrisë vendase të shëndetësisë, ky grup i vaksinës, i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji Gamaleya, me seli në Moskë, i ka kaluar të gjitha testet e nevojshme të cilësisë dhe dërgesat në rajonet ruse do të fillojnë në të ardhmen e afërt.

Autoritetet rusë njoftuan po ashtu se një fushatë masive për vaksinim kundër COVID-19 do të nisë muajin e ardhshëm. Sputnik V u miratua për përdorim të brendshëm në 11 gusht. Vladimir Putin garantoi se ajo siguron “imunitet të qëndrueshëm”, duke treguar madje se ia ka administruar edhe vetë vajzës së tij.

Megjithatë, në mesin e shkencëtarëve ka shqetësime se Moska ka nxituar ta nxjerrë vaksinën pa i kaluar testet e rrepta shkencore që kërkohen në raste të tilla. Autoritetet ruse presin që brenda një viti të prodhohet numri i nevojshëm i vaksinave për të mbuluar të gjithë popullsinë e vendit.

Top Channel