PS dhe PD përplasen për koalicionet, opozita kundërshton projektin e mazhorancës për listat

08/09/2020 15:44

Brenda 24 orësh aktorët kryesor të cilët do të reflektojnë ndryshimeve kushtetuese në kodin e ri elektoral treguan  pikat e tyre të pa negociueshme. 

Edi Rama nga foltorja e Parlamentit bëri të qartë  se partitë politike mund të organizohen si një formacion i vetëm politik para zgjedhjeve nëse duan të garojnë si koalicion. Sot Oerd Bylykbashi i cili do të jetë  i dërguari i posaçëm  i opozitës në komisionin parlamentar i cili do të përzgjedhë 12  anëtarët e Komisinit të ri Zgjedhor zbuloi vijat e kuqe për opozitën jo parlamentare.

Me caktimin e datës së zgjedhjeve dhe hapjen e  listave, standartet e  procesit elektoral rrezikohen nga detajimi në kohe i shumë rregullave të reja zgjedhore, më kryesorja shpërndarja e mandateve.

Afatet po ngushtohen edhe per ngritjen e komisonit të ri zgjedhor ku PD-LSI pritet të rikthehen në Kuvend përmes të dërguarit të tyre Oerd Bylykbashi për përzgjedhjen e 12 anetarëve të rinj të KQZ-së. Opozita parlamentare do te perfaqesohet nga myslym Murrizi  dhe edmond stojku e ndersa socialistet nga Damian Gjiknuri i cili do te  udheheqee komisionin perzgjedhes se kandidaturave

Top Channel