Shkollat bëhen gati për ditën e parë/ Rama: Jo të gjithë nxënësit janë të mbrojtur

08/09/2020 15:30

Besa Shahinit, Ministre e arsimit, iu desh vetëm pak minuta për të shpjeguar se si do të hynë nxënësit në ambientet e shkollës “Leonik Tomeo” në Durrës nga ku do të duhet të ulen edhe nxënësit e shkollës “Neim Babameto” që po rindërtohet.

Kryeministri Rama që udhëhoqi bisedën sqaruese dhe informuese 6 ditë përpara nisjes së shkollës theksin e vuri tek mbrojtja efikase ndaj covid mes nxënësve.

Kryeministri e kishte një përgjigje për pikëpyetjet e shumta të vijimit të vitit shkollor pas 14 Shtatorit.

Në Durrës, Kryeministri pa edhe progresin e deritanishëm në rindërtimin e shkollës  “Neim Babameto” për të cilën pritshmëritë janë të hapë dyert për 1060 nxënësit e saj në muajin Nëntor.

Top Channel