Nuk ndalet përfaqësuesja Shpresa e drejtuar nga Alban Bushi. Pas suksesit te bujshëm në Austri me shifrat 5-1, në “Elbasan Arena” kuqezinjtë e vegjël fitojnë me përmbysje ndaj Andorës 3-1.

Skuadra mike kaloi në avantazh pa u mbushur një minutë lojë. Lojtarët e Andorës fituan një 11-metërsh, që e shndërroi në gol Alaez. Reagimi i kuqezinjve 21-vjeçarë nuk ishte i qartë në 45 minutat e para, por ndryshimi ndodhi në pjesën e dytë, me Adolf Selmanin që barazoi me kokë në minutën e 62-të. Ky ishte goli i dytë në ndeshjen e dytë të mbrojtësit të Laçit me Shpresat.

Këmbëngulja e kuqezinjve u shpërblye me golin e dytë në minutën e 85-të, i shënuar nga Giacomo Vrioni, pas krosimit të Ismail Gecit, ndërsa në shtesë Bullari sulmoi portën, pas goditjes nga distance të Kallakut, duke e patur të lehtë ta shtynte në rrjetë topin e kthyer na shtylla.
Me këtë fitore Shqipëria ngjitet e treta në Grupin 3 eliminator, pas Anglisë dhe Austrisë, në kuotën e 11 pikëve.

Top Channel