Vrasja e 23-vjeçares nga babai dhe vëllai/ Eksperti mjeko-ligjor shpjegon çfarë gjeti në nofullën e vajzës

08/09/2020 21:49

Pas 8 viteve janë nxjerrë dëshmi tronditëse të një krimi në familje të ndodhur në vitin 2012. Eglantina Buci u vra nga i ati dhe vëllai i saj.

Eksperti mjeko-ligjor, Admir Sinamati, i cili është marrë me analizimin e mbetjeve skeletike të Eglantina Bucit,  që u vra nga babai dhe vëllai i saj në vitin 2012, ka folur në Open rreth pyetjeve që është interesuar prokurori i çështjes dhe për gjetjet në Malin me Gropa, ku dyshohet se u varros.

Ai ka thënë se mbetjet skeletike që janë gjetur në Malin me Gropa, shfaqet qartë një dëmtim në nofullën e majtë dhe është shkaktuar nga një armë zjarri.

 “Kemi marrë disa mbetje skeletike me datë 23/03/2018. Bëhej fjalë vetëm për disa mbetjeve. Që i ishte inspektuar fillimisht nga një grup tjetër. Nga trupi njerëzor përbëhet nga një numër i madh eshtrash. Trupi është i plotë ka skeletin ndërsa kur gjendet një pjesë e një kocke bëhet fjalë për një mbetje skeletike. Në bëmë krahasimin me të dhënat e marra, më të dhënat policore për të bërë identifikimin e personit konkret. Është përcaktuar nga ekspertiza e parë që eshtrat i përkasin një femre dhe me moshë të përafërt” tha Sinamati.

Eshtrat kanë qenë në Kosovë dhe në Gjermani, ku çaloj?

“Eshtrat janë dërguar dhe kampionet janë dërguar në institute homologe në vende me të cilët bashkëpunon ministria e Brendshme se tek ne mungon laboratori i gjenetikës dhe është e pamundur të bëhet. Agjencia në Kosovë ka një laborator të mirë dhuratë nga Amerika”

“Pasi është kryer ekspertiza e parë janë treguar detaje dhe është përshkruar dëmtimi në pjesën e majtë të nofullës së poshtme. Pyetja ka qenë lidhur me përcaktimin e dëmtimit dhe shkakun e këtij dëmtimi dhe nëse është me armë. Distanca dhe drejtimi i qitjes. Përfundimi është se te kocka e ekzaminuar që i përket anës së majtë të nofullës është konstatuar një dëmtim në formë rrethi. Por janë fshirë gjurmë të faktori plotësues. “

A përcakton se plumbi i ka marrë jetën?

“Duke parë drejtimin e qitjes nga e djathta në të majtë kuptohet se në nofullën e poshtme gjinden shumë vaskualitet me rruaza të gjakut dhe kjo predhë mund të jetë bërë shkak. Kufoma është dëmtuar nga një armë zjarri. Por nuk e themi dot nëse i përket Eglantina Bucit.”

 

Top Channel