Cristiano Ronaldo është thjesht një mit. “Ylli” portugez vazhdon të jetë vendimtar për kombëtaren e tij, pavarësisht se është 35-vjeç. CR7 realizoi dygolësh në fitoren 2-0 të Portugalisë ndaj Suedisë në transfertë, duke kapërcyer një shekull gola me përfaqësuesen.

Të parin, pra të 100-in, e realizoi pas ekzekutimit në mënyrë mjeshtërore të goditjes së lirë, në fundin e pjesës së parë, ndërsa të dytin, atë numër 101, në minutën e 72-të, me një finalizim po kaq të bukur nga jashtë zonës, me topin që përfundoi aty ky bashkohet shtylla pingule me atë transversale.

Kujtojmë që Suedia luajti në inferioritet numerik që nga minuta e 44-t, pas ndëshkimit të Svensson me kartonin e dytë të verdhë.

Top Channel